Shko te përmbajtja

Çifllaku (Rahovec)

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Çifllak
Fshat
Map
Targat07

Çifllaku është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë.Shtrihet anës lumit te Drini i bardhe dhe ka pozit te mire gjeografike.Çifllaku ka një siperfaqe rreth 5km2 dhe ka lartësi mbidetare 350m.

Fshati Çifllak ka tokë te shkelqyeshme pjellore te punueshme per bujqesi, ku ekonomia e banorve te Çifllakut ne shumicen e familjeve varet pikerisht nga kultivimi bujqesor.

Të rinjtë e fshatit Çifllak vijojnë mësimet ne Shkollen Fillore ''Rilindja''. Shkollë e cila daton qysh nga vitet e 70'ta ku shum të rinjë kan perfunduar mesimet,jo vetëm nga ky fshat por edhe fshatrave per rreth.


Ka rreth 2000 banorë edhe me shum se 350 shtepi. Mbi 99% e këtij fshati i përkasin popullsisë shqiptare, dhe 1% të kombësive tjera.Sa i perket mbiemrave topografikë (që i referohet prejardhjes sipas mbiemrit të tyre), ka mbiemra dhe fise te ndryshme ne kete fshat si : Thaqi,Krasniqi,Mazreku,Sahitaj,Kastrati,Gashi,Murselaj,Kelmendi,Gojani,Bajraj

Kërkimet arkeologjike të kryera në zonën e Çifllakit gjatë dekadës së parë të mijëvjeçarit të parë, rezultuan me zbulimin e mbetjeve të një kompleksi banjoje romake, me përmasa të gjera, ku është zbuluar dhe dokumentuar një pishinë. Materiali arkeologjik i zbuluar në këtë vend tregon prodhimin vendas të enëve prej balte dhe terra sigillata të importuara. Përveç veglave metalike, monedhave, kavanozëve të qelqit dhe strukturave arkitektonike, në këtë vend janë zbuluar edhe objekte të ndryshme për përdorim të përditshëm.

Kur shikohet nga aspekti kronologjik, banja romake datohet midis shekullit II dhe IV pas Krishtit. Megjithatë, arkeologët që kanë gërmuar këtë vend, kanë përcaktuar dy faza të ndërtimit dhe rindërtimit.

    Lidhje të jashtme

    [Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]