Opterusha
Opterushë
Apterushë | |
---|---|
Fshat |
Opterushë është një vendbanim në komunën e Rahovecit, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Apterushë. Fshati shtrihet rreth 6-7 km në juglindje të qytetit Rahovec, në rrugën Rahovec-Therandë. Është vendbanim i tipit të grumbulluar.
Gjeografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Fshati ka 9km2 dhe gjendet në lartësia mbi detare 420 m.
Demografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në vitin 1997 fshati kishte rreth 240 shtëpi me 2517 banorë shqiptarë, 10 shtëpi serbe me 68 banorë dhe 3 shtëpi rome me 20 banorë.
Sipas të dhënave të vitit 2005 fshati ka 3000 banorë dhe rreth 350 shtëpi.
Familjet më të mëdha:
Kabashi Mazreku Spahiu
Ekonomia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Popullata e këtij vendbanimi, që nga lashtësia është marrë me kultivimin e rrushit që mendohet dhe vendi të ket marr topominin nga kjo bimë.
Kultura
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në mes të këtij fshati dhe Zoqishtit ka egzistuar një kështjellë e vjetër që nga koha romake, e quajtur Kalaja e Dafës, Dafina e sotme. Aty ka qenë edhe mulliri i erës, po ashtu edhe sot ndodhet Kulla e Kahra Mahmut Pash Rrotullës në mes të fshatit: Për këtë monument supozohet se është shumë i vjetër.Ne mes te fshatit gjendet nje burim {uji} qe quhet Vrell,po ashtu hjendet Shkolla qe quhet Lidhja e Prizrenit aty afer gjendet dhe Xhamija si dhe Ambulanca dhe zyra e Vendit. Ka dhe klubin e futbollit qe quhet Kf Burimi.
Ne pjesen veri-lindore te fshatit gjendet nje siperfaqe të tokës qe sipas burimeve flitet se ka qen e banueshme nga Arrbanasit, bazuar me gjetjen e disa objekteve arkeologjike te vjetra, besohet qe vertet ka qen e banuar. Apelojm institucionet arkelogjike te republikës së Kosovës qe te shkojn ne teren dhe te bëjnë hulumtimet.
Edhe nje burim interesant: dikur ka egzistue, deri vonë, një rrugë e shtruar me gurë (kalldërrm) dhe per ket arsye arat qe gjinden perrethë thirrën " arat te rruga".
Historia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lufta e Kosovës
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Gjatë luftës së Kosovës fshati ka pësuar humbje të mëdha si me shkatrrimin e fshatit ashtu edhe në popullsi. Nga banorët e fshatit nga forcat paramilitare serbe janë vrarë 34 njerëz, janë zhdukur 6, ndërsa kanë rënë dëshmorë në luftë : Sylejman Bytyqi, Besim Kabashi, Jeton Kabashi, Shkëlzen Krasniqi[1]
Burimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ I rënë në luftën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Lidhje të jashtme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Bellacërka | Bërnjaku | Bratotini | Brestoci | Celina | Çifllaku | Dabidoli | Dejna | Drenoci | Gexha | Hoça e Madhe | Hoça e Vogël | Kazniku | Kramoviku | Krusha e Madhe | Mrasori | Nagaci | Nushpali | Opterusha | Pastasella | Pataçani i Epërm | Pataçani i Poshtëm | Polluzha | Petkoviqi | Radosta | Ratkoci | Retia | Retia e Poshtme | Sapniqi | Saroshi | Senoci | Vrajaka | Xërxa | Zatriqi | Zoçishti
Ky artikull me tematikë në lidhje me gjeografinë e Kosovës është një faqe cung. Ju mund të ndihmoni Wikipedia-n duke e përmirësuar atë. |