Jump to content

Komuna e Mitrovicës

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Mitrovica Jugore
Skeda:Mitrovicaa.png
Nofkat: 
Xehetarët
Popullsia
83.250
Emri i banorëveMitrovicali/ike
{{{postal_code_type}}}
40000
Faqja zyrtareKomuna e Mitrovicës

Komuna e Mitrovicës Jugore është njësi administrative në pjesën veriore të Kosovës. Komuna e Mitrovicës shtrihet në fushën mes lumenjve Ibër, Sitnicë dhe Lushtë si dhe shpateve të kodrave që e rrethojnë. Qyteti i Mitrovicës është një nga shtatë qendrat më të mëdha në Kosovë dhe sipas statistikave të vitit 2022 në komunën e Mitrovicës Jugore banojnë 79,890 banorë.

Historia e Mitrovicës

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Pozita gjeografike midis 3 lumenjëve të Ibrit, Sitnicës dhe Lushtës kanë ndikuar në parahistori që ky territor të banohet. Me zhvillimin e xehetarisë këtij territori i shtohet edhe një komponent i rëndësishëm në ngritjen e një qendre të rëndësishme të vendbanimit. Albaniku (Monte Argentraum), me pasuritë e veta që prej antikitetit e deri më sot, është kthyer në 1 qendër joshëse për qëllime ekonomike. Sipas zbulimeve arkeologjike të bëra në ketë territor, nënkuptohet se banoret më të vjetër janë dardanët të cilët merreshin me bujqësi. Me ardhjen e romakëve shndërrohet në një postë ushtarakë dhe vend përpunimi metalesh. Pas sundimit romak ky territor sundohet nga cari bullgar Simeoni (879-927) dhe më kalon nën sundimin e familjes së Njemanjve. Gjatë sundimit të kësaj familjeje, ky vend popullohet nga ardhacakët sllavë. Me ardhjen në fuqi të aar Dushanit, vendasit fillojnë të kalojnë nga riti katolik në ritin ortodoks. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit XIX, Mitrovica shndërrohet në një qendër të fuqishme. Në rrethinën e saj, në Boletin, prodhoheshin gurë mulliri "kosovar".

Që nga viti 1982 pas vdekjes së babit të Jugosllavisë socialiste Tito, secila njësi federale e Jugoslavisë duhej të kishte një qytet me emrin Tito. Për këtë në Kosovë u vendosë që Mitrovica të thirrej Mitrovica e Titos. Këtë emër, qyteti e barti zyrtarisht deri në 1991-shin.[1]

Momentalisht motori kryesor i Mitrovicës Trepça nuk funksionon totalisht dhe kjo ndikon shumë në zhvillimin ekonomik. Edhe pse në Mitrovicë zhvillohen zakonisht biznese private dhe investime private, komuna e Mitrovicës që prej vitit 2011 ka pasur një buxhet komunal prej 12,867,390.0 eurosh.

Statistikat e popullsisë të vitit 2011 për Komunën e Mitrovicës nuk janë të sakta, pasi që prej ndarjes së Komunës në atë jugore dhe veriore ka pasur shumë gabime, ku shumë prej banorëve nuk janë regjistruar, veçanërisht serbët të cilët nuk e pranuan regjistrimin e popullsisë së Repulikës së Kosovës.

Në këtë tabelë mund të shihni që në vitin 2011 në Mitrovicë nuk ka asnjë serb, boshnjak, ashkali të regjistruar. Mund t'i bëni dallimet me vitet e kaluara.

Shiko : Lista e ardhacakëve - Mitrovicë
Përbërja etnike
Viti/Etnia Shqiptar  % Serb  % Boshnjak  % Romë/Ashkali  % Turq  % Total
1991 regj. 82,837 78 10,698 10.2 5,205 4.96 4,851 4.63 431 0.41
1998 95,231 81.74 10,447 8.96
prill 2011 71,601 N/A 0 0| 0| 0.0
Burimi:Për 1991: FRY Institute of Statistics and UNHCR statistics of 1998/OSCE estimates.
Ref: OSCE (PDF Arkivuar 8 maj 2006 tek Wayback Machine/ HTML[lidhje e vdekur])
Edukimi

Komuna e Mitrovicës ka 7 biblioteka publike me koleksione prej 152.858 libra. Biblioteka kryesore e Mitrovicës ka koleksione prej 111.546 librash, derisa degët e bibliotekave kanë 41.312 libra. Lufta dhe masave e dhunëshme serbe të viteve 1990-1999, kanë dëmtuar bibliotekat e këtij qyteti në Bare, Vllahi, Banjë dhe në Ibër me 27.061 libra.

Personalitet të njohura

... Këshilltarët

Mursel Ibrahimi ( LDK ) Hyrije Fejza ( LDK ) Fatmire Berisha ( LDK ) Bektesh Vidishiqi ( LDK ) Florije Ibishi ( LDK ) Bajram Mustafa ( LDK ) Naxhije Kabashi( LDK ) Mensur Kelmendi ( LDK ) Selatin Ymeri ( LDK ) Anita Morina ( LDK ) Sali Haxhiu ( LDK ) Aziz Çitaku ( LDK ) Ajmane Barani ( LDK ) Sanije Behrami ( LDK ) Bajram Kajtazi ( LDK ) Mehmet Syla ( LDK ) Osman Hasani ( LDK ) Jetish Bajrami ( LDK ) Ahmet Tmava ( PDK ) Drita Kadriu ( PDK )

  • Partit politike dominuese
  1. ^ lexikon meyers Arkivuar 10 prill 2008 tek Wayback Machine - në internet prill 2007.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]




Stema e shtetit
Deklarata Kushtetuta Republika e Kosovës SHPK TMK
Gjykata Kuvendi Kryetari Qeveria Shërbimet
Komunale : Artana  · Dardana  · Deçani  · Sharri  · Drenasi  · Ferizaj*  · Fushë Kosova  · Gjakova*  · Gjilani*  · Graçanica  · Hani Elezit**  · Burimi  · Juniku  · Kaçaniku  · Klina  · Kllokoti  · Albaniku  · Lipjani  · Malisheva  · Mamusha  · Mitrovica*  · Kastrioti  · Parteshi  · Peja*  · Podujeva  · Prishtina*  · Prizreni*  · Rahoveci  · Ranillugu  · Shtërpca  · Shtime  · Skënderaj  · Theranda  · Vitia  · Vushtrria  · Zubin Potoku  · Zveçani
Rajonale : Gjakova ·  Gjilani · Mitrovica · Peja · Prizreni · Prishtina · Ferizaj