Jump to content

Selaca

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Selacë
Bletajë
Fshat
Popullsia
 • Gjithsej164

Selacë është një vendbanim në komunën e Mitrovicës, Kosovë. Pas vitit 1999 fshati është i njohur edhe me emrin Bletajë.

Selaci është fshati i cili shtrihet në pjesën verilindore të Kosovës, në kilometrin e njëzet e gjashtë, në verilindje të Stantërgut, pikërisht në kufirin shqiptaro-serb të rajonit të Shalës së Bajgorës, i rrethuar me kodra të thepisura shkëmbore të Albanikut lartësia mbidetare e të cilave arrin deri në 1800 metra. Është fshat i vogël për nga shtrirja territoriale, por i madh për nga rëndësia historike e kombëtare, i njohur jo vetëm në Shalë të Bajgorës po edhe më gjerë.

Për nga shtrirja dhe vendosja e tij është i izoluar nga fshatrat tjera të Malësisë së Shalës. Në asnjë drejtim nuk ka fshat më të afër se 4 kilometra. Në veri kufizohet me Borçanin, në veripërendim me Berzacin, në verilindje me Rëzhanën, në lindje me Kaqanollin, në jglindje me Bajgoren, ne jug me Baren dhe Vidishiqin, në perëndim me Ofqarin dhe Bistricën dhe ne jugperëndim me Zabërgjen.

Thepat e shkëmbinjeve dhe kodrave gurore prej të cilave duhet zbritur e prej të cilave Selaci duket si në pëllëmbë të dorës ne rrafshlartën ku janë vendosur shtëpitë e këtij fshati, ua shtojnë edhe më shumë bukurinë shpateve të cilat e ruajnë fshatin nga erërat e moteve dhe nga dallgët e sulmeve.

Simbas regjistrimit të fundit të popullsisë 2011, fshati paska 164 banorë. Të gjithë (100 %) u deklaruan si shqiptarë.[1]

Resurset natzrore

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Malet, kodrat dhe shpatet e brendshme që e rethojnë Selacin kanë burime të bollshme të ujit të pijshhem, por ka edhe përrenj e përroska të shumta të cilat përshkojnë fshatin tejembanë. Uji i këtyre bjeshkëve arrin deri në Detin e Zi. Toka është shumë pjellore dhe jep bereqet të mbarë, por edhe nëntoka është e pasur me xehe.Më së shumti kultivohen dritherat e bukës, pemët dhe perimet e të gjitha llojeve, por kultivohet mjaft mirë edhe bletaria. Ndaj, me te drejtë fshatin do ta quanim Bletajë.

Fshati është i pasur me pyje e kullota dhe ka një bukuri të rrallë që ka falë Perëndia dhe,po të tjerash, ofron parakushte mjat te mira te blegtorisë. Gjithashtu lumi i fshatit selac eshte i pasuruar me peshkun mete kerkuar TROFT icili gjindet ne lumin e fshatit selac!

Në dokumentet e shkruara për të parën herë Selaci përmendet ne defterin e vilajetit Vëllk të vitit 1455 me emrin Selce. Po më këtë emër përmendet edhe në defterin kadastral të Sanxhakut te Vushtrrisë të vitit 1566-1574 me 6 shtepi e 3 beqarë, kurse në vitin 1774 përmendet nëregjistrin e Deviçit.

Me emrin Soca ose Sulce është i regjitruar në sallnamet e Vilajetit të Kosovës të viteve 1893, 1896 dhe 1900, fshati është i djegur tri herë: një herë në kohën e Turqisë dhe dy herë nga serbët (1912 dhe 1999).

Ndarja e fshatit në lagje

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Fshatin e përbëjnë gjashtë lagje: Islamët, Tahirët, Murselët, Kurtët, Malokët dhe Igrshtët. Të parët e dy lagjeve të fundit (Malokëve dhe Igrishtëve) erdhën më vonë në Selac. Duket se këta erdhën nga rrethi i Toplicës pas luftërave ruso-turke (1877-1878) dhe pas dyndjeve të shqiptarëve prej andej.

Shtëpitë e fshatit janë të bashkërenduara sipas birërive, pëkatësisht sipas lagjeve.

  1. ^ Ethnic composition of Kosovo 2011. Shqyrtuar: 9 mars 2019.

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]