Nexhip bej Draga
Mehmet Nexhip bej Draga (Mitrovicë, 1851[1]/ 1867[2] - Vjenë, 21 korrik 1921) ka qenë veprimtar politik i çështjes shqiptare dekadave të fundit të Perandorisë Osmane me të vëllezërit Ferhat e Ajdin beun, deputet i Vilajetit të Kosovës në Mexhlisin Osman, senator në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 1851 sipas Hasan Kaleshit apo më 1867 sipas burimeve turke, në Mitrovicë, i biri i Ali pashë Dragës që kishte shërbyer në Luftën Osmano-Ruse me ç'rast ishte graduar pashë, ndërsa gjyshi i tij Ali Ferhat beu kishte themeluar një xhami në Novi Pazar. Dragajt i përkisnin fisit Kelmend[1] dhe ishin familje me shumë ndikim; Nexhip beu kishte edhe dy vëllezër të tjerë që u shquan në lëvizjen kombëtare, Ajdin dhe Ferhat beun.[3][4]
Kreu shkollimin fillor në vendlindje dhe më pas shkoi në Stamboll ku ndoqi dhe kreu Mülkiye-i-Sehahané, ndërkohë që ishte në Stamboll u rekrutua në Komitetin "Bashkim e Përparim" nga bashkëatdhetari i vet dr. Ibrahim Temo.[5][6][7] Fliste dhe shkruante frëngjisht, turqisht, serbisht dhe bullgarisht.[8]
Karriera n'administratën perandorake
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nga fundi i shekullit Nexhip bej Dragën e shohim kajmekam (1896-1902) në Kratova, Pazar të Ri, Velesi[8] kurse në prag të Lidhjes Shqiptare “Besa-Besë” të Pejës e shohim në Mitrovicë, ku iu kushtua jetës politike dhe administrimit të ekonomisë familjare. Meqë pronat e Familjes Draga ishin në viset kufitare me Serbinë, të bijtë e Ali pashë Dragës, të hedhur në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare dhe veçmas Nexhipi, si veprimtar i shquar i Lëvizjes Demokratike Xhonturke, kultivoi marrëdhënie fqinjësore të mira me Serbinë dhe me serbët në vise të Mitrovicës. Këtë fakt e vërtetoi “Afera e shkurtit 1899 me komitët serbë në Mitrovicë”.
Në zgjedhjet e para për Parlamentin e Turqisë në dhjetor të vitit 1908 Nexhip bej Draga u zgjodh deputet (përfaqësues) i popullit për Sanxhakun e Shkupit të Vilajetit të Kosovës. Gazeta shqiptare “Besa” e Stambollit, e datës 26 janar 1909, duke folur për zgjedhjen e përfaqësuesve të katër vilajeteve të Shqipërisë: Ismail Qemalit, Hasan Prishtinës, Nexhip Dragës, Shahin Kolonjës e të tjerëve për perfaqësues të popullit, ata i quante “Lule të atdheut që ka dërguar këtu (në Stamboll), Shqipërija”, të cilët “do të përpiqen për atdheun tënë”.
Si njëri ndër veprimtaret më të shquar të Klubit Shqiptar “Bashkimi” të Shkupit me ndikim permanent në qarqet xhonturke – ushtarake, politike dhe administrative në Vilajetin e Kosovës, qysh para vitit 1908, Nexhipi tashti, në kushte të Kushtetutshmërisë xhonturke - Hyrrietit (Lirisë), u bë shtyllë e fortë e shkollës dhe alfabetit shqip në Vilajetin e Kosovës dhe më gjerë në trojet shqiptare, ndjekësi dhe mbështetësi më besnik, më i devotshëm, i Hasan Prishtinës në këto fusha të kulturës, të jetës dhe të ardhmërisë shqiptare.
Në luftën kombëtare për sendërtimin e programit dhe të rezolutës se Kongresit të Alfabetit në Manastir (14-22 nëntor 1908) Nexhip bej Draga kurrë nuk u luhat dhe i qëndroi besnik parimit të tij luftarak: “Me alfabetin latin i hapim dyert e Kalasë Evropiane të bijtë e së cilës jemi”! Me mençuri guxim dhe autoritet e minoi plotësisht, Kongresin Xhonturk të Dibrës (23 korrik 1909), i cili kishte për qëllim të nxirrte dhe të flakte nga përdorimi alfabetin shqip latin për gjuhën shqipe. Këso kohe, krahas Hasan be Prishtinës dhe Shahin bej Kolonjës ishte krahu më i fortë i Ismail Qemalit rreth partisë liberale opozitare “Ahrar” dhe kontribuoi në veprimtarinë kulturore e kombëtare-arsimore të Klubit Qendror “Bashkimi” të Stambollit, i cili kishte rolin e një ministrie shqiptare të arsimit dhe të kulturës në kushte të shtetit shqiptar në lindjen e sipër.
Propagandat e huaja bënë që edhe deputetët shqiptarë në Parlament të ndaheshin në dy taborë, në të ashtuquajtur nga të huajt: “Latinashë” dhe ‘Arabistë”. Në grupin e parë ishin 10 përkatësisht 11 deputetë, kurse në grupin e dytë ishin 14 përkatësisht 13 deputetë. Midis “Latinashëve” ndër më aktivët u dëshmuan Hasan bej Prishtina dhe Nexhip be Draga.
Pas shumë përpjekjeve të Hasan be Prishtinës dhe të Nexhip bej Dragës gjuha shqipe u fut në “Darul Maulim” (Shkolla Normale) të Shkupit, në “Idadinë” (gjimnazin) dhe në Shkollën Edukative “Meçteb-i- Edeb” të Shkupit. Në këto shkolla shqipen e ligjëronin dy rilindësit dhe publicistët e shquar pejanë: Bedri Be Pejani dhe Salih Gjukë Dukagjini. “Në Shkup u vendos me msue giuhen shqype me shkrola t’veta” – do të konstatojë “Bashkimi” i Shkodrës, më 6 shkurt 1910. Ministri i arsimit të Turqisë, i provokuar dhe i nxitur nga propagandat e huaja dhe nga një pjesë e ulemasë dhe krerëve islam fanatikë, me 23 janar 1910, lëshoi urdhnesën qe “gjuha shqipe në të gjitha shkollat në brendi të Vilajetit të jepet vetëm me shkronjat arabe”.
Kjo urdhnesë u dha, akoma, fuqi qarqeve reaksionare anti¬sh¬qiptare në shumë vise të vilajetit të Kosovës. Më 28 janar 1910 në Kaçanik u organizua një miting kundër alfabetit latin dhe kundër Nexhip bej Dragës. Në miting u kërkua të mbyllen të gjitha shkollat shqipe ku mësohej e shkruhen me Alfabetin latin. Kurse vetëm pak ditë më vonë, nga shkollat shqipe të Gjilanit do të ndoqën dy mësues të mësimit shqip.
Mbledhja e Taksimit
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në janar të 1912 mblidhet me deputetët e tjerë shqiptar që bënin pjesë n'opozitë përkundrejt politikave të Turqve të Rinj për Osmanllillëkun e Vilajeteve Shqiptare. Duke vënë re se fjala e deputetëve shqiptarë për të drejtat kombëtare të cilat Turqit e Rinj u kishte valëvitur flamurin për t'ardhë në pushtet, Nexhip beu bashkë me Ismail Qemalin, Syrja beun, Hasan Prishtinën, Myfid bej Libohovën, Esad pashë Toptanin etj. takohen në fillim pranë Hotel "Pera Palace" dhe më pas me 12 janar në shtëpinë e Syrja beut në lagjen Taksim, që u pagëzua "Komploti i Taksimit".[9] Gjatë Luftës Ballkanike u burgos nga qeveria e Beogradit, dhe u lirua më 1914.
Veprimtaria me Xhemijetin
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Më 1920 formoi një parti politike të quajtur Xhemijeti, dhe u zgjodh deputet në Parlamentin e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene.[8]
Nga fillimi i vitit 1921 Nexhip be Draga sëmurët rëndë. Tashti tumoret (maligue) iu paraqitën në fyt dhe ia vështirësuan frymëmarrjen. Meqë nuk i lejohej shërimi urgjent, për pak kohë bëri shumë keq. Pas një vonese prej 25 ditësh nga dita kur kërkoi lejen të shkonte në Vjenë për shërim, qeveria e Pashiqit i mundësoi daljen nga shteti, por tashti ishte shumë vonë. Operacioni në një spital të Vjenës nuk ia përmirësoi gjendjen. Kështu, me mallin për lirinë e atdheut të robëruar, më 18 maj 1921t. Vdiq i rrethuar nga studentët shqiptarë që studionin në Universitetet e Austrisë dhe u përcoll me nderime të mëdha për varrim në varret e vendlindjes, në Mitrovicë.
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kaleshi, Hasan (1974). "Draga, Nexhip". biolex.ios-regensburg.de. Biographisches Lexikon zur Geschichte Südosteuropas.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elisabeth, Özdalga (2005). Late Ottoman society: the intellectual legacy. SOAS/RoutledgeCurzon studies on the Middle East. Vëll. 3. Routledge. fq. 314. ISBN 0-415-34164-7.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Kosovo. Scarecrow Press. fq. 82–83.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Hanioğlu, M. Șükrü (2001). Preparation for a Revolution: The Young Turks, 1902-1908. Oxford University Press. fq. 272. ISBN 9780199771110.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Skendi 1967, p. 335.
- ^ Gawrych 2006, p. 141.
- ^ Hanioğlu 2001, p. 230.
- ^ a b c Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. Özdalga E., Late Ottoman society: the intellectual legacy, studimet SOAS/RoutledgeCurzon të Lindjes së Mesme. 3. Routledge. fq. 314. ISBN 0-415-34164-7
- ^ Prishtina H. bej, Nji shkurtim kujtimesh mbi Kryengritjen Shqyptare të vjetit 1912, Shtypshkronja Franciskane, Shkodër 1921