Ulema

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Studiuesit në një bibliotekë të Abasidëve. Maqamat e al-Hariri Ilustrim nga Jahja al-Uasiti, Bagdad 1237

Termi arab ulema, shqiptuar ylema po ashtu (arabisht: علماء; /ˈleˌmɑː/ /ˈləˌmɑː/ arabisht: علماء ʿUlamāʾ, njëjës عالِم ʿĀlim, "studiues", fjalë për fjalë "të kënduarit/leçiturit",[1] e halim në njëjës; femërore: alimah [njëjës] dhe uluma [shumës]), sipas Enciklopedisë së Islamit (2000), në kuptimin zanafillor "nënkupton dijetarët e pothuajse të gjitha disiplinave".[2] Më saktësisht, në kontekst të Islamit sunit, ulematë konsiderohen si "ruajtësit, transmetuesit dhe interpretuesit e njohurisë fetare, doktrinës dhe ligjit islam".

Nga një traditë jetëgjatë, ulematë janë arsimuar në institucione fetare (medrese). Në Kur'an, syneti (hadithi autentik), kijasi (arsyetimi analogjik, për Islamin suni) ose akli ("arsyetimi dialektik", për Islamin shi'i), ixhma (konsensusi) janë burimet tradicionale të ligjit Islamik.

Me kalimin e kohës, bisedat intelektuale dhe mësimet e ulemave kanë kontribuar për debate në sferën publike myslimane, dhe ende vijon në ditën e sotme. Gjithnjë e më shumë, dijetarët tradicionalë të Islamit janë duke u bërë aktorë të spikamë në shoqërinë dhe politikën bashkëkohore myslimane.[3]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ A.C. Brown, Jonathan (2014). Misquoting Muhammad: The Challenge and Choices of Interpreting the Prophet's Legacy. Oneworld Publications. f. 3.  978-1-78074-420-9. The ulama (literally, the learned ones) 
  2. ^ Cl. Gilliot; R.C. Repp; K.A. Nizami; M.B. Hooker (2012). P. Bearman, P., red. ʿUlamāʾ. In: Encyclopaedia of Islam (bot. 2). Leiden: E.J. Brill.  978-90-04-16121-4. Marrë më 2 May 2017. 
  3. ^ Muhammad Qasim Zaman (2007). The Ulama in Contemporary Islam: Custodians of Change. Princeton University Press. f. 1.  978-0-691-13070-5.