Hadithi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Dorëshkrim i një përmbledhjeje të haditheve, shekulli XIV

Hadithi (arabisht: حديث‎‎ ḥadīth, shumësi: أحاديث aḥādīth) është një kumtim që përshkruan atë që pejgamberi i fesë islame, Muhammedi, e ka punuar, ose ka parë që dikush diçka bënë, e me heshtjen e vet këtë e ka lejuar dhe njeriun përkatës nuk e ka qortuar.[1][2] Kjo fjalë vjen nga gjuha arabe dhe do të thotë një kumtim, lajm, përshkrim ose tregim. Ndryshe nga Kurani, i cili njihet njësoj nga të gjithë myslimanët, hadithet nuk janë një përmbledhje e vetme. Ka përmbledhje të ndyshme të haditheve, dhe degë të ndryshme të myslimanëve (synitët, shiitët, etj.) i përmbahen përmbledhjeve të ndryshme të haditheve, ndërsa sekti relativisht i vogël i kuranistëve hedh poshtë autoritetin e haditheve.[3][4]

Sipas shumicës së myslimanëve, rëndësia e haditheve është dytësore pas Kuranit, sepse sipas së drejtës islame, Kurani është suprem ndaj haditheve në zhvillimin e fikhut.[5]

Referencat[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Brown, Jonathan A.C. (2009). Hadith: Muhammad's Legacy in the Medieval and Modern World (Foundations of Islam). Oneworld Publications. ISBN 978-1851686636. 
  2. ^ H. Mehmed Handzic. Uvod u hadisku nauku III izdanje; Sarajevo 1972
  3. ^ Aisha Y. Musa, The Qur’anists, Florida International University, accessed May 22, 2013.
  4. ^ Neal Robinson (2013), Islam: A Concise Introduction, Routledge, ISBN 978-0878402243, Chapter 7, pp. 85-89
  5. ^ Ibn Hajar, Ahmad. al-Nukat ala Kitab ibn al-Salah, vol. 1, p. 90. Maktabah al-Furqan.