Kritika

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Kritikafilozofi dhe politikë është një hulumtim sistematik brenda kushteve dhe pasojave të një koncepti apo tërësie konceptesh, si edhe një orvatje e kuptimit të kufizimeve të tyre.

Kritika në gjuhën shqipe në përgjithësi nënkupton vërejtjen, përkthehet me fjalën qortim në rastin e një kritike negative.

Kritikët[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritik (nga greq. κριτικός, kritikos = dikush që dallon, shquan; fjalë që nga ana e saj rrjedh nga greqishtja e lashtë κριτής, kritis) është një njeri që sjell analiza apo gjykim të arsyetueshëm, vlera gjykimi, shpjegime, apo vëzhgime. Emërtimi mund të përdoret për të përshkruar një përkrahës të një qëndrimi mospajtues me apo qëllimin (objektin) kundërshtues të kritikës.

Kritikët moderne janë profesionistë apo dashamirës (amatorë) që rregullisht gjykojnë apo i shpjegojnë krijimet dhe veprat e të tjerëve (si p.sh. ato të artistëve, shkencëtarëve, muzikantëve apo aktorëve) dhe, zakonisht, i botojnë vëzhgimet e tyre, shpesh në revista periodike. Kritikët janë të shumtë në disa fusha, përfshirë kritika e artit, kritika muzikore, kritika e filmit, teatrit apo e dramës, restorantit dhe kritikat e botimeve shkencore. Kritikët mund të shkruajnë mbi çdo gjë të mirë apo të keqe që është çështje e mendimit (opinionit) vetjak.

Kriticizmi në përgjithësi nënkupton gjykimin demokratik mbi përshtatshmërinë e një çështjeje për qëllimet e paramenduara, si kundërshtim me urdhërat autoritariane, të cilat do të nënkuptoheshin si një realizim absolut të një dëshire autoritariane, kështu që e mbyllur për debat.

Kriticizmi është veprimtaria e gjykimit apo shpjegimit të informuar.

Llojet e kritikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kritika mund të jetë:

  • një gjykim dëshmues sipas nivelit të vendosur, që merret me peshimin e një gjëje si me ose pavlerë
  • dallimi bëhet shpesh sipas llojit dhe mënyrës
    • kritika pozitive: një lëvdatë, mirënjohje
    • kritika negative: qortim, vërejtje
    • kritika ndërtimore: një kritikë, që synon përmirësimin e objektit
    • vetëkritika: rishqyrtim i dallueshëm i sjelljes dhe/apo pikëpamjes vetjake, sipas disa masave të përcaktuara, si p.sh. etike: "A jam me të vërtetë tolerant?"

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]