Jump to content

Revista

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Një revistë apo magazinë është një botim periodik, normalisht i botuar në rend javor ose mujor, duke përfshirë përmbajtje të ndryshme. Ato financohen zakonisht përmes reklamave, çmimit të shitjes, abonimeve të parapaguara, apo një kombinim të këtyre tre metodave.

Revistat e shtypit mund të shpërndahen përmes postës, duke u shitur nëpër kiosqe, librari apo shpërndarës të tjerë, apo përmes shpërndarjes falas në vende të ndryshme. Si metoda të shpërndarjes elektronike përfshihen edhe rrjetet social, email, agregatët e lajmeve, dhe paraqitja e webfaqes së botimit si dhe rezultateve në motore të kërkimit.

Shembulli më i hershëm i revistave ishte Erbauliche Monaths Unterredungen, një revistë letrare dhe filozofike e lancuar në vitin 1863 në Gjermani.[1]

  1. ^ "History of magazines". Magazine Designing (në anglisht). 26 mars 2013. Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2013. Marrë më 10 tetor 2013.