Myfid bej Libohova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Myfit Libohova)
Shko te: navigacion, kërko
Myfit Libohova
Kryeministër i Shqipërisë
1913 - 1914
Ministër i Jashtëm
(1913 - 1914), (1918 - 1920), (1925 - 1925)

Busti i Myfit Libohoves.jpg

Emri: Myfit
Mbiemri: Libohova
Lindi më: 1876
Vdiq më: 1927
Profesioni: politikan

Myfit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927, ishte politikan shqiptar, ish-kryeministër i Shqipërisë si dhe kryerës i detyrave të disa Ministrive në Shqipëri.

Jetëshkrimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Myfit Libohova rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë vjet me radhë (afro 300 vjet) kanë sunduar Janinën. Ky oxhak i ka dhënë Shqipërisë për vite me rradhë shumë njerëz të shquar në politikë dhe në drejtimin e shtetit shqiptar. Mufid bej Libohova është një nga 15 anëtarët e kësaj familje që kanë kotribuar në krijimin dhe mbarvajten e shtetit . Një nga më të rëndësishmit e kësaj familje është pa dyshim Mufit bej Libohova. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 - 1914. Në anën tjetër ai ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptarë për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë.[1]

Përveç një politikani ai ishte dhe një historian dhe shkrimtarë i rëndësishëm shqiptarë më një numër të konsiderueshëm veprash me përmbajtje historike e juridike.

Në vitin 1924 u kthye nga ekzili së bashku me përkrahësit e tij dhe ndihmoi në rrezimin e qeverisë së Fan Noli.

Sot sarajet e Mufid bej Libohovës në Libohovë po restaurohen me nderhyrjen e shtetit Shqiptar dhe sidomos me një investim të madh (150.000 Euro ) nga nipi i tij 90 vjeç Kaplan bej Libohova që ndërroi jetë në Vjene në tetor të vitit 2007.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Qeveria e parë

mf