Gjergj Koleci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Imzot Gjergj Koleci
Ministër i Jashtëm
6 janar, 1925 – 31 janar, 1925
Paraardhësi: Iljaz bej Vrioni
Pasardhësi: Myfid bej Libohova
Të dhënat personale
Lindi më: 28 janar, 1868
Lindi në: Kallmeti, Perandoria Osmane
Vdiq më: 2 janar, 1928
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: famullitar, ipeshkëv
Shkolla e kryer: filozofi-teologji
Feja: I krishter katolik


Monsinjor Gjergj Koleci (Kallmet, 28 janar[1] 1868 - 2 janar 1928) qe prift, veprimtar i çështjes kombëtare, ipeshkëv, senator dhe ministër i shtetit shqiptar[2].

Jeta[redakto | përpunoni burim]

Leu në Kallmet në mesin e një familjeje nga Selita, qe i dyti vëlla pas Dodës me priftërinë si thirrje jete[3].

Mësimet e para dhe të mesme i mori në Shkodër pranë Kolegjit Saverian, ndërsa të lartat në "Propaganda Fide" në Romë. Shërbeu në famullinë e Mirditës si krah i djathtë i Abat Doçit[2]. Më 1 nëntor 1890 dorëzohet prift, më 21 shtator shugurohet ipeshkëv i Sapës, ku do të shërbejë deri në ndërrim të jetës.

Më 1910-1912 formon çetat e para kundër sundimit osman[2]. Zgjedhet senator i Prefekturës së ShkodrësSenatin e Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920[4].

Më 1925 Ahmet Zogu e emëroi ministër të Punëve të Jashtme, por e refuzoi dhe më pas këtë zyrë e mori Myfid bej Libohova.

Ndërroi jetë më 2 janar 1928[2].

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Sipas sitit catholic-hierarchy.org, marrë më 17 dhjetor 2017.
  2. ^ a b c d Dervishi K., Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet, Tiranë: "55", 2012. fq. 156-157. ISBN 9789994356225
  3. ^ Osmani T., Ma e para gramatikë gegnishte për shkollat shqipe" (1901), Shqip. - Nr. 325, 28 nëntor, 2011, f. 14 - 15.
  4. ^ Estrefi, D., Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 - Kuvendi i Shqipërisë, Tiranë 2005 fq. 8-9.