Jump to content

Dodë Koleci

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Dodë Koleci (1856-1915) ishte një famullitar dhe atdhetar i Rilindjes Kombëtare Shqiptare, i lindur në Kallmet të Mirditës. Ai ishte një mbrojtës i arsimit shqip. Dodë Koleci mbështeti hapjen e shkollave shqipe dhe përdorimin e alfabetit të Kongresit të Manastirit.[1]

Ai kontribuoi aktivisht në përpjekjet për pavarësinë dhe në mbrojtjen e interesave kombëtare pas shpalljes së saj në vitin 1912. Vdiq në vitin 1915, në Ndërfanë, ku shërbeu për 21 vjet.[2] [3]

  1. ^ http://www.archivioradiovaticana.va/storico/2012/05/11/dom_dod%C3%AB_koleci_e_gramatika_e_par%C3%AB_gegnishte_/alb-587161
  2. ^ "Dom Dod Koleci dhe Dom Gjergj Koleci". kallmet.arkit.ch. Marrë më 2024-11-26.
  3. ^ https://lezha.gov.al/wp-content/uploads/2021/04/kallmeti_fakte_dhe_gojedhena_secure_5983.pdf