Senati i Shqipërisë
Senati i Shqipërisë më vonë Këshilli Kombëtar kishte një dhomë dhe u mblodh pas zgjedhjeve të mbajtura më 31 janar 1920. Senatorët kishin mandatin nga data 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.
Kongresi i Lushnjes krijoi Senatin, Parlamentin e parë shqiptar (më vonë Këshilli Kombëtar), si organ legjislativ, i cili përbëhej nga 37 anëtarë të zgjedhur nga vetë delegatët e Kongresit. Kongresi shprehu në formë të organizuar politike vullnetin e shqiptarëve për të marrë fatin e vendit në duart e veta. Në këtë periudhë afirmohen për herë të parë parimet e parlamentarizmit: emërimi dhe shkarkimi i Qeverisë nga Senati, si dhe ushtrimi i kontrollit parlamentar ndaj saj. Senati i filloi punimet më 27 mars 1920. Megjithëse parlamenti i parë shqiptar e shtriu veprimtarinë e tij legjislative në një periudhë të shkurtër kohe, ai arriti të miratonte disa ligje të rëndësishme. Akti më i rëndësishëm ishte Statuti i Lushnjes që përbënte një ligj kushtetues. Veprimtaria legjislative e Këshillit Kombëtar mori fund më 20 dhjetor të vitit 1920, kur Këshilli u shpërnda për t’ua lënë vendin zgjedhjeve të para në Shqipëri (mars 1921).
Kryetarë të senatit në vitin 1920 ishin Xhemal Naipi dhe më vonë Dhimitër Kacimbra. Ndërsa për senatorë ndër të tjerë ishin edhe:
| Lista emërore e Senatorëve[1] | |||||||||||||||
|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|---|
| 1. | Abdurrahman Mati | -/- | 11. | Dino Bej Mashlara | -/- | 21. | Llambi Goxhomani | Berat | 31. | Sabri Bej Hafiz | Shkodër | 41. | Xhemal Naipi | Shkodër | |
| 2. | Adem Gjinishi | Elbasan | 12. | Fazlli Frashëri | Dibër | 22. | Myqerem Hamzaraj | Vlorë | 32. | Sadullah Bej Tepelena | Vlorë | 42. | Ymer Bej Shijaku | -/- | |
| 3. | Adem Peqini | -/- | 13. | Gjergj Koleci | Shkodër | 23. | Mytesim Këlliçi | -/- | 33. | Sejfi Vllamasi | Korçë | ||||
| 4. | Ahmet Resuli | Berat | 14. | Halim Bej Çela | -/- | 24. | Neki Ruli | Gjirokastër | 34. | Shefqet Vërlaci | Elbasan | ||||
| 5. | Bajram Bej Curri | Kosovë | 15. | Hilë Mosi | Shkodër | 25. | Osman Lita | Kosovë | 35. | Spiro Koleka | Vlorë | ||||
| 6. | Bektash Cakrani | Berat | 16. | Hysein Vrioni | Berat | 26. | Qani Dishnica | Korçë | 36. | Spiro Papa | Berat | ||||
| 7. | Beqir Bej Rusi | -/- | 17. | Irfan Bej Ohri | -/- | 27. | Qazim Durmishi | Elbasan | 37. | Thanas Çikozi | Korçë | ||||
| 8. | Dhimitër Kacimbra | Gjirokastër | 18. | Kiço Koçi | -/- | 28. | Qazim Koculi | Vlorë | 38. | Veli Bej Kruja | -/- | ||||
| 9. | Dine Bej Dibra | -/- | 19. | Kolë Thaçi | Shkodër | 29. | Ramiz Daci | Dibër | 39. | Visar Xhuvani | Elbasan | ||||
| 10. | Dine Dema | Dibër | 20. | Kostaq Kotta | Korçë | 30. | Rexhep Mitrovica | Kosovë | 40. | Xhemal Shkodra | Shkodër | ||||
Shiko dhe këtë
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Dhoma e Këshillit Kombëtar të Shqipërisë pasuese e Senatit.
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 14 maj 2011 tek Wayback Machine - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005