Mytesim Këlliçi
Mytesim efendi Këlliçi ose Këllëçi (1866 - 1924) ka qenë myfti, kadi dhe senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920.[1]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në mesin e një familjeje tiranase, vëlla me Myslym dhe Masar Këlliçin, motra e tyre Nailja, qe e ëma e Qazim Mulletit.[2]
Shkollimin e lartë teologjik e kreu në Stamboll dhe në gusht të 1912 ishte i emëruar myfti i Kavajës. Me një përfaqësi të parisë vendase shkoi pas grishjes së Hasan Prishtinës në Shkup për miratimin e memorandumit 14 pikësh për autonominë shqiptare. Më pas qe po Myfti Këlliçi që mori pjesë në ngritjen e flamurit kombëtar në Kavajë.[3] Ka shërbyer po ashtu si kadi dhe njëherit myfti, në Kavajë, Durrës dhe Tiranë.[4]
Në punimet e mbajtura për Kongresin e Lushnjës, qe përfaqësues i Durrësit,[5] Kavajës, ose Tiranës.[6]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005
- ^ "Nëna e Qazim Mulletit kërcënoi Nënën Mbretëreshë". Gazeta Shqiptare. 13 shtator 2012.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ "Roli i ulemasë shqiptare në shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë". islamgjakova.net. 21 shkurt 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Genti Kruja (29 janar 2014). "Kontributi i prijësve myslimanë në formësimin e vetëdijes kombëtare". historia-shqiptare.blogspot.com.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Vlora, Syrja bej (2013). Kujtime: nga fundi i sundimit osman në Luftën e Vlorës. Tiranë: Iceberg. fq. 325. ISBN 9789928414045.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ Këlcyra, Ali (2012). Shkrime për historinë e Shqipërisë. Tiranë: Onufri. fq. 458. ISBN 9789995687816.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)