Qazim Mulleti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Qazim mulleti.jpg

Qazim Mulleti (Tiranë, 20 dhjetor 1893 - Vicolo delle Grotte, Romë 28 gusht 1956) qe nëpunës dhe prefekt. Gjatë Luftës së Dytë Botërore qe kryebashkiak dhe prefekt i Tiranës, rol për të cilin regjimi i mëvonshëm do ta pavdeksonte me filmin "Prefekti" aktori Robert Ndrenika.

Jeta[redakto | redakto tekstin burimor]

Leu në lagjen "Sulejman Pasha" në Tiranë, ishte fëmija i parë i Reshit bej Mulletit dhe Naile Këlliçit[1].

Nxënjet e para i nisi në Manastir, vazhdoi në gjimnazin “Zosimea” të Janinës dhe së fundmi kreu studimet e larta në kolegjin perandorak “Gallata Saraj” të Stambollit, me medalje ari. Njihte disa gjuhë; osmanishten, arabishten, turqishten, gjermanishten, frëngjishten, italishten, latinishten, serbo-kroatishten dhe greqishten. Hobi i tij ishte hipizmi, koleksionimi i suvenireve, - ku në shtëpinë e vet, një kat e kishte shndërruar në muzeum të posaçëm, - si dhe patinazhi në akull[2].

Në 1912-ën, bashkë me shumë studentë të tjerë shqiptarë merr pjesë në ngritjen e flamurit në Tiranë dhe Vlorë. Në 1914-ën është një ndër katër adjutantët e Princ Vidit. Largohen së bashku në Vjenë, ku jetoi aty deri në vitin 1920. Aty, me ndërhyrjen direkte të mareshalit austriak Trolman, i cili mbulonte rajonin e Ballkanit, Qazim Mulleti vijoi studime specializimi shtesë në fushën e diplomacisë ushtarake të luftës. Në vitin 1920 merr pjesë në Kongresin e Lushnjës. Qeveria e dalë nga Kongresi i Lushnjës u pengua të hynte në Durrës, ku kishte destinacionin për të ushtruar funksionet e saj, pasi Kongresi e kishte zgjedhur Kryeqytet. Me ndërhyrjen e dajës së Qazimit, myftiut Mytesim efendi Këlliçit, Abdi bej Toptanit dhe Qazim Mulletit, si dhe të delegatëve të tjerë të Tiranës në kongres, qeveria u vendos provizorisht në Tiranë. Shumë patriotë të Tiranës hapën shtëpitë e tyre në dispozicion të qeverisë së re. (Një shtëpi e Mulletëve u bë Ministria e parë e Bujqësisë).

Më vonë, në bisedat e Kuvendit Kombëtar, Qazimi mbron dhe argumenton pse Tirana duhet të ishte Kryeqytet i Shqipërisë. Pozita gjeografike, strategjike dhe klimaterike ishin më të favorshme se ato të qytetit të Durrësit. (Tirana, de jure u bë Kryeqytet i Shqipërisë në vitin 1925). Në shtator të vitit 1920, është Komandant i Forcave Vullnetare kundër Serbisë. Më 25 Prill – 3 maj 1921, ai merr pjesë në Kongresin për Bashkimin Kombëtar në Vlorë, si përfaqësues i Tiranës, në të cilën funksiononte shoqëria patriotike “Vllaznia–Zgjimi”, së bashku me Hafiz Ibrahim Dalliu dhe Musa Maçi, si përfaqësues të shoqërisë “Lidhja Kombëtare” dhe Avni Rustemi të shoqërisë “Bashkimi”.

Mërgimi dhe veprimtaria antizogiste[redakto | redakto tekstin burimor]

Në qeverinë e Fan Nolit shërbeu si prefekt në Dibër. Mbas dështimit të qeverisë së Lëvizjes së Qershorit, largohet nga Shqipëria. Në fillim vendoset në Zara të Jugosllavisë, ndërsa më vonë në Vjenë, ku ndenjti si emigrant politik deri në vitin 1931. Bëhet anëtar i "Bashkimit Kombëtar", organizatë e nismuar prej Ali Këlcyrës ku aderonin edhe Sejfi Vllamasi e Xhemal bej Bushati. U arrestua nga autoritetet austriake më 1931 bashkë me H. bej Prishtinën, R. bej Mitrovicën, Menduh Angonin, Angjelin Sumën, Luigj Shkurtin dhe Sejfi Vllamasin, për atentatin që iu bë Mbretit Zogu I. Qazimi kishte qenë në prapavijë të dorasëve Ndokë Gjeloshi e Aziz Çami për t'i mbrojtur eventualisht[3]. Gjatë atentatit Mbretin s'e gjeti gjë, por ra duke e mbrojtur majori Llesh Topallaj dhe u plagos Eqrem bej Libohova[4].

Kur ishte në Vjenë, pikërisht në vitin 1929, ai martohet me Hajrie Kusin, me të cilën pati vetëm një djalë, Rushitin.

Rikthimi me italianët[redakto | redakto tekstin burimor]

Zbulimi i eshtrave[redakto | redakto tekstin burimor]

Më 2011 poeti Gëzim Hajdari zbulon në Rocca di Papa

Përndjekja e Mulletëve[redakto | redakto tekstin burimor]

Reshiti, bashkë me të ëmën, Hajrien, vuajtën për 45 vjet në kampet e përqendrimit të Tepelenës, Savrës, Gradishtit, Porto Palermos, etj. Zj. Hajrie vdiq në vitin 1980, kur ishte në kampin e Savrës në Lushnjë.

Burimet[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ Veliu F., Tanush Mulleti: Xhaxhai im, Qazim Mulleti, e filloi punën si adjutant i Vidit, Gazeta Shqiptare. - Nr. 5751, 4 shtator, 2012, f. 12 - 13.
  2. ^ Polovina Y., Gjenden në Romë eshtrat e Qazim Mulletit, Panorama, 3 tetor 2011.
  3. ^ Ushtelenca I., Diplomacia e Mbretit Zogu I-rë (1912-1939), sh.b. "Ermir", fq. 219-220.
  4. ^ Veliu F., Tanush Mulleti: Qazimi ishte pjesëmarrës në atentatin kundër Zogut në Vjenë, Gazeta Shqiptare. - Nr. 5754, 7 shtator, 2012, f. 28 - 29.