Ben Andoni
Pamja
Baftjar Luzati i njohur me emrin Ben Andoni (Tiranë, 29 qershor 1966) është gazetar dhe përkthyes shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Me prejardhje nga Radostina e Fierit, u lind në Tiranë, i biri i Ismetit dhe Agustellës. Ka studiuar gjeografi dhe punoi më së pari në Institutin Hidrometeorologjik. Prej vitit 1996 është gazetar profesionist. Ka shkruar për gazetën "Koha Jonë", ishte redaktor kulture i gazetave "Gazeta Shqiptare" dhe "Korrieri", kryeredaktor i revistës "ABC" dhe zv. kryeredaktor i revistës "MAPO". Veç kësaj ka qenë korrespondent i agjencisë së lajmeve të Beogradit "BETA" dhe agjencive e gazetave të tjera të huaja. Andoni përkthen nga serbishtja, kroatishtja, bosnjishtja dhe anglishtja.
Botime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Shqiptarët, cikël reportazhesh historikë - 2015
- Historia e Shqipërisë përmes karikaturës - 2017
- Shqipëria prej letrave - 2024
- Identitet - 2026