Kërceni tek përmbajtja

Pirro Mani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pirro Mani
Lindi(1932-04-14)14 prill 1932
Vdiq3 qershor 2021 (89 vjeç)
Nju Jork, SHBA
KombësiaShqiptar
Emrat e tjerëPiro Mani
ProfesioniRegjisor, Aktor i filmit dhe teatrit shqiptar
Vite aktiviteti1949–1964
Vepra të shquara
Bashkëshorti/jaPavlina Mani
FëmijëJola Mani
ÇmimetArtist i popullit

Pirro Mani (14 prill 1932 – 3 qershor 2021) ishte aktor dhe regjisor i njohur shqiptar.

Një nga personalitetet më të shquar në historinë e teatrit shqiptar. Regjisor dhe pedagog i shkëlqyer, për 24 vjet punoi në Teatrin Kombëtar. Studioi në Institutin Shtetëror të Artit Teatror, GITIS, në Moskë. Pas kthimit në atdhe u emërua regjisor i Teatrit të Beratit, të cilin e drejtoi me sukses për rreth tetë vjet. Që nga 1939 – 1964 ka qënë regjisor i Teatrit kombëtar, ku ka vënë me dhjetra pjesë teatrale. Në karrierën e tij artistike numëron mbi 80 shfaqje. Është nderuar me shumë çmime. Është mjeshtër i regjisë e skenave masive, njohës i thellë i mizanskenës. Shfaqjet kulminante janë "Cuca e maleve", “Fytyra e dytë”, "Arturo Ui", "Gjenerali i ushtrisë së vdekur", “Epoka para gjyqit”, "Nata e 11 -të", “Prometeu”, etj. Është angazhuar edhe në disa filma artistikë. Ka fituar shumë çmime dhe është nderuar me titullin e lartë “Artist i popullit”. Për disa vjet jetonte në Berat, së bashku me të shoqen, aktoren e mirënjohur Pavlina Mani dhe familjen.

Pirro Mani u nda nga jeta në moshën 89 vjeçare më 3 qershor 2021 në Nju Jork.[1]

  • Dervishi, Driada (2019). "Përballja e dy gjeneralëve: Pirro Mani – Serafin Fanko". Arkivat Shqiptare. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave (Shqipëri), Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (Kosovë) (1–2): 255–282.
  1. ^ "Ndahet nga jeta aktori i njohur Pirro Mani". KOHA.net. 2021-06-03. Marrë më 2025-05-19.