Sulejman Starova

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Sulejman
Ministër i Financave
Në zyrë
12 dhjetor – 24 dhjetor, 1921
PasardhësiAhmet Dakli
Pasuar ngaKolë Thaçi
Në zyrë
28 shtator, 1925 – 10 shkurt, 1927
PasardhësiMyfid bej Libohova
Pasuar ngaF. Alizoti
Në zyrë
24 tetor, 1927 – 10 maj, 1928
PasardhësiFejzi bej Alizoti
Pasuar ngaMilto Tutulani
Të dhënat vetjake
Lindur më1874
Starovë, Perandoria Osmane
Vdiq më1 korrik, 1934
Korçë, Mbretëria Shqiptare 1928–1939
KombësiaShqiptar
Profesioninëpunës, politikan

Sulejman ose Sylejman Starova (Starovë, 1874 - Korçë, 1 korrik 1934) ka qenë financier dhe ministër i shtetit shqiptar. Për ndihmesën në çështjen kombëtare Këshilli i Komunës Buçimas Pogradec i dha titullin ''Qytetar Nderi'' i Komunës Buçimas.

Biografia[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Mësimet e para i mori në vëndlindje dhe në Manastir, më tej shkoi në Stamboll, qytet ku mbaroi studimet e larta në financë. Deri në fund të vitit 1912 punoi si bankier në Stamboll, më ndërmjetësinë e legatës frënge arrin të kthehet në atdhe.

Më 1913-1920 punoi nëpunës finance i administratës shqiptare. Më 1920 filloi punë si këshilltar në Ministrinë e Financave. Më 1921 iu dha portofoli i ministrit të Financave në qeverinë tranzitore Kosturi.[1]

Dhjetorin e 1923 kandidoi si deputet i prefekturës së Korçës, u rizgjodh më 1925 dhe 1928.[2] U riemërua ministër i Financave në qeveritë e udhëhequra jozyrtarisht nga Tutulani nga 27 shtator 1925 deri më 10 shkurt 1927 dhe Vrioni nga 26 tetor 1927 deri më 11 maj 1928.

Sulejman Starova vuante nga tuberkulozi dhe kjo sëmundje e bëri dhe që të ndahej nga jeta në vitin 1934 në Korçë.[1]

Pas vdekjes së tij fëmijët iu rritën dhe arsimuan dhe gjatë luftes nacional çlirimtare djali i tij i madh Petriti iu bashkua çetës së Partizanëve.

Referime[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ a b Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 219. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI . Tiranë 2005