Ahmet Dakli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Ahmet Dakli
Ministër i Financave
16 tetor – 12 dhjetor, 1921
Paraardhësi: Tefë Curani
Pasardhësi: Sulejman Starova
Kryetar i Bashkisë Elbasan
maj 1916 – tetor 1917
Paraardhësi: Hysen Hostopalli
Pasardhësi: Tajar Tetova
1929 – 1939
Pasardhësi: Qemal Karaosmani
Kryetar i Bashkisë Durrës
1929 – 1937
Paraardhësi: Abedin Nepravishta
Pasardhësi: Rustem Ymeri
Të dhënat personale
Lindi më: 15 dhjetor, 1879
Lindi në: Elbasan, Perandoria Osmane
Vdiq më: 2 nëntor, 1947
Vdiq në: Elbasan, Republika Popullore e Shqipërisë
Kombësia: Shqiptar
Profesioni: nëpunës, politikan
Partia politike: As i beut, as i pashës


Ahmet Dakli (Elbasan, 15 dhjetor 1879 - 2 tetor 1947) ka qenë nëpunës karriere dhe politikan shqiptar.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Elbasan më 15 dhjetor 1879, i biri i Ibrahim Daklit, kryeqehaja i Biçakçinjve.[1] Mësimet fillore dhe të mesme (Ruzhdijen) i mori në vendlindje më 1895. Më 1895-1896 punoi praktikant në zyrën qeveritare të financës në vendlindje. Më 1906 punoi në zyrat e financës të Peqinit dhe më pas dha provime si nëpunës finance në Manastir. Më 1907 u emërua në Manastir zëvendësshef i korrespodencës së vilajetit. Më pas u caktua në zyrat vendore të Elbasanit sërish,[2] ku merr pjesë në shoqërinë "Bashkimi". Ndihmon në Kongresin e Elbasanit dhe qe pjesë e komisionit administrativ të themelimit të Normales. Më 1912 u radhit me çetën e Byshekut kundër xhonturqve.[3]

Më 1912-14 kreu funksionit e këshillitarit në Ministrinë e Financave. Më 1914 u caktua këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, Aqif pashë Biçakçiut; në fund të atij viti shkoi në Itali nga revolta e Shqipërisë së Mesme. Kryengritësit i sekuestrojnë pasurinë dhe i arrestojnë të vëllanë, Hysenin. Me pushtim-administrimin austro-hungarez, u caktua kryebashkiak i Elbasanit.[4]

Më 1921 si delegat i shoqërive "Përparimi" dhe "Afërdita" merr pjesën në krijimin e Federatës "Atdheu" të Avni Rustemit. Atë dhjetor iu dha portofoli i ministrit të Financave në qeveritë jetëshkurtëra Evangjeli, Koculi dhe Prishtina. Më 23 mars 1923 themeloi dhe drejtoi gazetën "Ura e Shkuminit", organ i grupacionit të qytetarëve të Elbasanit As me beun, as me pashën. Në zgjedhjet e dhjetorit 1923 qe pjesëtar i grupit opozitar të përmendur. Dhjetorin e 1924, me rikthimin e Ahmet Zogut largohet nga Shqipëria dhe qëndroi në Vienë dhe Zara të Dalmacisë, ku zhvillon aktivitete tregtare deri më 1928.[3]

Më 21 mars 1929 u kthye në Elbasan, po atë vit u zgjodh kryebashkiak i Durrësit deri më 1937. Nga 1937 deri më 1939 u zgjodh si kryebashkiak i Elbasanit.[4]

Pas pushtimit italian, internohet më 2 dhjetor[5] 1940 në Firence, kthehet në atdhe pas 10 muajsh.[3] Pas kapitullimit italian u zgjodh deputet më 1943.

Bëhet subjekt i padrejtë i caktimit të një shume arbitrare prej 500 000 frangash nga Ligji i Tatimit të Jashtëzakonshëm më 1945, deri në sekuestrimin e shtëpisë. Në vitin 1947 iu dorëzua vendimi i Komitetit Ekzekutiv të Elbasanit për sekuestrimin e shtëpisë duke iu dhënë një afat 15 ditor. Në shenjë proteste ndaj këtij vendimi arbitrar dhe regjimit komunist u vetëvra në shtëpi, 2 ditë para skadimit të afatit të sekuestros, më 2 tetor 1947.[5]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ "Familja Dakli: Intelektualët me certifikata e patenta shpikjesh, të persekutuarit e komunizmit". zemrashqiptare.net. Metropol. 11 maj 2007. 
  2. ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. f. 107.  9789994356225. 
  3. ^ a b c "Botohet për herë të parë korespondenca e Ahmet Daklit". Metropol. 7 gusht 2013. f. 19. Marrë më 8 mars 2018. 
  4. ^ a b "Pushteti vendor ne qytetin e Elbasanit". Municipality of Elbasan. 
  5. ^ a b "Fjalor Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist v. II (D-G)" (PDF). iskk.gov.al. Instituti i Studimit të Krimeve dhe Viktimave të Komunizmit. 2013. f. 28.  978-9928-168-01-6.