Milto Tutulani

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Milto Tutulani
Lindi më 1897
Vendlindja Berat, Perandoria Osmane
Vdiq më 23 janar 1933
Vendvdekja Napoli, Itali
Kombësia shqiptar

Milto Tutulani (1897-1933),ishte politikan shqiptar.

Milto Tutulani u lind në Berat. Ai ishte i biri i nënshkruesit të Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, Dhimitër Tutulani.

Milto Tutulani u zgjodh senator në Senatin e Shqipërisë (parlamenti i parë shqiptar) në zgjedhjet që u zhvilluan më 31 janar 1920. Ai ishte Ministër i Drejtësisë në qeverinë Ahmet Zogut të viteve 1925 - 1928 dhe atë të Pandeli Evangjelit të viteve 1931 - 1932 dhe Ministër i Financave në qeveritë e Koço Kotës të viteve 1928 - 1929 dhe 1929 - 1930.