Napoli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Napoli
Napoli
MontageofNaples.jpg
Popullsia
 • Gjithsej (2.013) 957 482
Emri i banorëvenapolitanë
{{{postal_code_type}}}
nga 80121 deri 80147
Faqja zyrtarewww.comune.napoli.it

Napoli, në dialektin arbërisht të shqipes Napulë, është një qytet Italian, kryeqytet i Provincës së Napolit dhe rajonit Kampania.

Napoli ndodhet në një pozitë pothuajse qendrore në gjirin e Napolit, midis Vezuvit dhe fushës vullkanike të Campi Flegrei. Ai është qyteti i tretë italian për nga popullsia pas Romës dhe Milanos, si dhe zemra e një nga zonave metropolitane më të populluara në Europë, dhe i katërti në prodhimin e përgjithshëm ekonomik të vendit, pas Torinos.

Themeluar në shekullin e tetë para Krishtit, ishte ndër qytetet hegjemonë të Magna Graecias, për shkak të lidhjeve të veçanta me Athinën, dhe ushtroi një ndikim të konsiderueshëm tregëtar, kulturor dhe fetar përreth popullatave italike duke u bërë qendër e filozofisë epikuriane në Itali. Pas rënies së Perandorisë Romake në shekullin e tetë, qyteti formoi një dukat autonom të pavarur nga Perandoria Bizantine, dhe më vonë, që nga shekulli XIII dhe për rreth gjashtë qind vjet, ai ishte kryeqyteti i mbretërisë së Napolit. Ai u bë kryeqyteti i Mbretërisë së Dy Sicilive nën Burbonët, duke përjetuar një periudhë të gjatë të zhvillimit ekonomik dhe social që arriti kulmin në një seri të arritjeve publike dhe teknologjike, duke përfshirë edhe ndërtimin e hekurudhës së parë në Itali. Pas përfshirjes në Mbretërinë e Italisë pësoi një rënie të theksuar që u vu re në të gjithë Italinë jugore.