Shko te përmbajtja

Pandeli Evangjeli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pandeli Evangjeli
Kryeministër
Në detyrë
19 tetor 1921  6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaQazim Koculi
Në detyrë
5 mars 1930  22 tetor 1935
Paraprirë ngaKoço Kota
Pasuar ngaMehdi Frashëri
Ministër i Punëve të Jashtme
Në detyrë
11 korrik 1921  6 dhjetor 1921
Paraprirë ngaIljas Vrioni
Pasuar ngaFan Noli
Në detyrë
2 dhjetor 1922  25 shkurt 1924
Paraprirë ngaFan Noli
Pasuar ngaIljas Vrioni
Në detyrë
3 nëntor 1930  20 prill 1931
Paraprirë ngaRauf Fico
Pasuar ngaHysen Vrioni
Kryetar i Këshillit Kombëtar, (Asamblesë Kostituente, Parlamentit)
Në detyrë
prill 1921  1922
Paraprirë ngaDhimitër Kacimbra
Pasuar ngaEshref Frashëri
Në detyrë
1928–1930
Paraprirë ngaKostaq Kota
Pasuar ngaK. Kota
Në detyrë
1937–1939
Paraprirë ngaK. Kota
Pasuar ngaTerenc Toçi
Kryetar i Senatit
Në detyrë
1 qershor 1925  7 qershor 1928
Paraprirë ngaEshref Frashëri
Pasuar ngakthim në sistem njëkameral
Të dhëna vetjake
U lind më1859
Korçë, Perandoria Osmane
Vdiq më14 shtator 1949
Korçë, Qeveria Demokratike e Shqipërisë
Nënshtetësiashqiptar
Partia politikePartia Popullore
Punësimitregtar, politikan

Pandeli Evangjeli, mbiemri i të cilit shkruhet edhe Vangjeli[1] (Korçë, 6 janar 1859 - 14 shtator 1949) ka qenë veprimtar i Rilindjes Kombëtaremërgatën shqiptareRumanisë, politikan me shumë poste kyçe në periudhën e mes dy luftërave botërore, ku spikat si dy herë kryetar i legjislativit, katër herë i ekzekutivit dhe një herë kryetar i Senatit të shtetit shqiptar.[2][3] Ka qenë i pari i krishterë ortodoks që u bë kreu i ekzekutivit shqiptar,[4] si i tillë me qeverinë e tij të parë pas njohjes së pavarësisë dhe sovranitetit të shtetit shqiptar nga Konferenca e Ambasadorëve në Paris, mori masa për largimin e mitropolitit grek të Korçës, duke i dhënë fund kësodore arsimit grek në Korçë.[5]

Në lëmin e kulturës dhe gjuhës shqipe, në vitet e rinisë me familjen e tij ndihmoi në hapjen e Mësonjëtores së Korçës[3] ndërkohë që gjuha shqipe ishte ndaluar së shkruari në Perandorinë Osmane që më 1881 me ngjarjet e Lidhjes së Prizrenit.[6] Në krye të shoqërisë "Dituria" në Rumani u botuan abetaret e gjuhës shqipe, librat e Naimit e Sami Frashërit si dhe libra të tjerë me karakter patriotik që shpërndaheshin falas nëpër viset shqiptare.[7]

U lind në qytetin e Korçës, i biri i Jano Vangjelit, në gjirin e një familjeje me prejardhjen nga Shalësi i Kolonjës. Në vendlindje mbaroi gjimnazin grek me rezultate shumë të mira më 1877,[7] më 1878 mërgoi drejt Rumanisë. Kaloi shumicën e rinisë së tij në diasporën shqiptare të Rumanisë. Në fillim u vendos në Buciumeni dhe më pas në Bukuresht, ku u mor me tregti.[8] Me një letër më 1887, Naim dhe Sami Frashëri falënderojnë Jano Vangjelin dhe të bijtë, Nikollaqin me Pandeliun, për ndihmën e dhënë në hapjen e Mësonjëtores së Korçës. Më 7 janar 1896 u zgjodh kryetar i kolonisë shqiptare si kryetar i shoqërisë "Dituria",[3] kontribuoi në ngritjen e një selie vendore të Komitetit për Lirinë e Shqipërisë.[9] Kafeneja e tij në kryeqytetin rumun shërbente si vend tubimi për shqiptarët dhe shoqërisë "Dituria".[7][10]

Nëntorin e 1912 ishte mbështetës dhe pjesëmarrës në takimet e bisedat e zhvilluara me Ismail Qemalin, kur ky së bashku me të birin Qamilin dhe Gurakuqin ishin kalimthi para se të këshilloheshin me diplomacinë austro-hungareze.[11] Më 1913 mori pjesë në punimet e Kongresit të Trieshtës,[8] një vit më pas u internua për pak kohë në Rumani së bashku me Pandeli Calen.[12] Kur u kthye në Shqipëri, u emërua prefekt i qytetit të vendlindjes.[8]

Më 1919 mori pjesë në Konferencën e PaqesParis[8] si përfaqësues i kolonisë shqiptare të Rumanisë.[13][14] Pas zgjedhjeve më 5 prill 1921, u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës dhe kryetar i Këshillit Kombëtar më 21 prill.[15] Në tetor të 1921 nga propozimi për qeveri teknike i komisionit të përbërë nga Bajram Curri, Qazim Koculi dhe Avni Rustemi, i formuar ky nga i ashtuquajturi "Bashkimi i Shenjtë", Evangjeli u caktua në krye të kësaj qeverie më 16 tetor të atij viti.[16]

Më 19 tetor 1921 Evangjeli pohonte se qeveria e tij do të kishte përparësi "përkujdesjen për integritetin dhe independencën e shtetit shqiptar", ku kryesore do të ishte njohja e shpejtë dhe formale e shtetit shqiptar nga fuqitë e huaja dhe lidhja e marrëdhënieve diplomatike.[17] Gjatë qeverisjes së tij Konferenca e Ambasadorëve në Paris njohu pavarësinë dhe sovranitetin e shtetit shqiptar më 9 nëntor 1921, po atë ditë Shqipëria u njoh nga Britania e Madhe dhe pas asaj dite u njoh nga Franca e Italia.[16] Me çështjen e Mirditës, qeveria Evangjeli mendoi të krijojë dy komanda të përgjithshme me në krye dy persona të aftë dhe me influencë ndër ato krahina: Ahmet Zogun dhe Bajram Currin. Parlamenti ndërkohë vendosi që të pushonte aktivitetin e tij dhe dy ministra të qeverisë, Ahmet Dakli dhe Zija Dibra, dhanë dorëheqjen[18] me nxitjen e Aqif Pashës.[17] Situata u bë edhe më e nderë pasi Partia Përparimtare formoi një komision për të organizuar, në rast nevoje, një grusht shteti. Në ditët e para të dhjetorit, Këshilli i Naltë me në krye Aqif Pashën dhe krerët e komisionit, i kërkuan me presione Evangjelit që të jipte dorëheqjen. Pasi ky i fundit iu përgjigj se do ta jepte me t'u mbledhur parlamenti, dy anëtarët e Këshillit të Naltë Aqif Pasha me Imzot Bumçin e pushojnë nga funksionet Evangjelin në mënyrë antistatuore.[18]

Më 11 shtator të 1922 zëvendësoi Nolin në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme në qeverinë Ypi. Në qeverinë e parë të Ahmet Zogut u rikonfirmua në krye të këtij dikasteri.[19]

Pas Triumfit të Legalitetit në dhjetorin e 1924, pasi me Legjislaturën e Parë të Republikës Shqiptare legjislativi u bë me dy dhoma, në zgjedhjet e mbajtura më 2 mars 1925 për dhomën e Senatit, Evangjeli u zgjodh senator dhe kryetar i Senatit, post të cilin e mbajti deri në gusht të 1928.[8] Me zgjedhjet e vitit 1928 u zgjodh deputet i prefekturës së Korçës,[15] dhe legjislativi atëherë i quajtur Asambleja Kostituente e zgjodhi kryetar të sajin. Më 6 mars 1930 ngarkohet të formojë kabinetin e ri qeveritar, që zgjati deri prillin e 1931 kur dha dorëheqjen. Mbreti Zog e ngarkoi të formonte kabinetin e dytë, më tej me legjislaturën e re dhjetorin e 1932 Evangjeli formoi kabinetin e tretë radhazi.[3] Gjatë pesëvjeçarit të Evangjelit në krye të Këshillit të Ministrave, kryeministri para parlamentit deklaroi se qeveria kishte në plan nisjen e reformës agrare, me qëllimin e pajtimit të interesave të bujkut me pronarin. Gjatë qeverisjes së tij u shtetëzuan shkollat private, dhe ishte vendimtar mosnënshkrimi i paktit të 1926 me Italinë dhe kërcënimet serioze që mori prej saj. Me ngjarjet që solli kryengritja e Fierit më 1935, u pa e mundshme që të hiqej duke u zëvendësuar me kabinetin e "të rinjve" me në krye Mehdi bej Frashërin. Gjatë pesëvjeçarit të qeverive Evangjeli ai qe zëvendësisht ministër i Punëve të Jashtme në kabinetin e parë, zëvendësisht ministër i Ekonomisë Kombëtare në të dytin dhe të tretin si dhe zëvendësisht ministër i Punëve Botore në të tretin.[20] Pasi vijoi jetën politike si deputet duke u rizgjedhur në prefekturën e Korçës,[15] më 1937 u zgjodh kryetar i Parlamentit, funksion që e kreu deri më 7 prill 1939, kur Shqipëria u pushtua nga Italia.[3]

Pas pushtimit italian u tërhoq nga jeta politike. Me marrjen e pushtetit nga komunistët, e dëbuan nga Tirana. U vendos në Korçë, ku u vendos te krushqit e tij të familjes Ballauri,[21] ku ndërroi jetë më 14 shtator 1949.[3][8]

Për kryeministrin Evangjeli reforma agrare kishte për synim "pajtimin e interesave të bujkut me pronarin".[22]

  1. Elsie, Robert (2013). A Biographical Dictionary of Albanian History. Londër: I.B.Tauris. fq. 134. ISBN 9781780764313. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. Gabim i përfshirjes: {{En}} është vetëm për emërhapësirën e Skeda. Përdorni më mirë {{lang-en}} ose {{in lang|en}}. "World statesmen: Albania". {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. 1 2 3 4 5 6 Papandile, Jani (23 prill 2017). "Pandeli Vangjeli, karriera e shkëlqyer e një burri shteti". maqedoniashqiptare.com. Arkivuar nga origjinali më 18 maj 2018. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. Pearson, Owen (2004). Albania in the Twentieth Century, A History: Volume I: Albania and King Zog, 1908-39. Londër: I.B.Tauris. fq. 173nb. ISBN 978-1-84511-013-0. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. Bido, Ardit (2015). Autoqefalia e Kishës Ortodokse të Shqipërisë në marrëdhëniet shqiptaro-greke, 1918-1937 (PDF). Tiranë: (disertacion doktorature). fq. 38. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 7 shtator 2018. Marrë më 23 nëntor 2018. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. Vlora, Ekrem (1963). "Një vështrim mbi kulturën e popullit Shqiptar". Shêjzat = [Le Pleiadi]: Vjeti VII, Nr. 05 - 06 - 07 - 08.: 215. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  7. 1 2 3 Beqir Meta, Hasan Bello (15 shtator 2012). "Pandeli Evangjeli: miku i Zogut dhe i Ismail Qemalit, që u dëbua nga komunizmi". Gazeta Shqiptare. - Nr. 5762: 30–31. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  8. 1 2 3 4 5 6 Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: 55. fq. 122nb. ISBN 9789994356225. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  9. Skendi, Stavro (1967). The Albanian national awakening. Princeton: Princeton University Press. fq. 146. ISBN 9781400847761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  10. Wojciech Roszkowski, Jan Kofman (2016). Biographical Dictionary of Central and Eastern Europe in the Twentieth Century. Business & Economics. fq. 246. ISBN 9781317475941. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  11. Ikonomi, Ilir (2012). Pavarësia: udhëtimi i paharruar i Ismail Qemalit. Tiranë: Uet press. fq. 70, 74. ISBN 9789995639761. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  12. Kotherja, Niko (9 dhjetor 2012). "Pandeli Cale: Jeta e panjohur e firmëtarit të Pavarësisë" (PDF). Shqiptarja.com, Suplementi [Rilindasi], v. II, nr. 48: 18. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 8 janar 2020. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  13. Vllamasi, Sejfi (2012). Ballafaqime politike në Shqipëri (1897-1942). Tiranë: Vllamasi. fq. 151–152, 164. ISBN 978-9928-140-54-8. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  14. Kruja, Mustafa; Margjokaj, P. Paulin (2006). Letërkëmbim (1947-1958). Shkodër: Camaj-Pipa. fq. 180–181. ISBN 99943-34-47-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  15. 1 2 3 Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. fq. 11, 13, 19, 21. Arkivuar nga origjinali (PDF) më 19 tetor 2020. Marrë më 22 nëntor 2018. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  16. 1 2 Vllamasi 2012, fq. 255-256.
  17. 1 2 Dervishi 2012, fq. 12-13.
  18. 1 2 Vllamasi 2012, fq. 258-260.
  19. Dervishi 2012, fq. 15-16.
  20. Dervishi 2012, fq. 21-22.
  21. Kaloçi, Dashnor (2007). "Letra e rrallë e Fan Nolit zbulohet në një familje: [letra e dërguar në nëntor 1920 ruhet nga mbesa e ish kryeministrit shqiptar të asaj kohe z. Pandeli Evangjeli, për të cilin jepet një jetëshkrim i zgjeruar nga autori]". Shqip. - Nr. 58: 70–73. {{cite journal}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  22. Sadiku, Xhafer (2013). Genocidi mbi kulakët në Shqipërinë komuniste 1948-1990. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. fq. 28. ISBN 9789928168139. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)