Kostaq Kota
Kostaq Kota | |
---|---|
Kryeministër | |
Në detyrë 10 shtator, 1928 – 5 mars, 1930 | |
Paraprirë nga | jozyrtarisht Hiqmet Delvina |
Pasuar nga | Pandeli Evangjeli |
Në detyrë 9 nëntor, 1936 – 7 prill, 1939 | |
Paraprirë nga | Mehdi Frashëri |
Pasuar nga | Xhaferr Ypi |
Ministër i Punëve të Brendshme | |
Në detyrë 11 maj, 1928 – 13 janar, 1930 | |
Paraprirë nga | Abdurraman Dibra |
Pasuar nga | Musa Juka |
Zëvendësisht ministër i Punëve Botore | |
Në detyrë 9 nëntor, 1936 – 7 prill, 1939 | |
Paraprirë nga | Ndoc Naraçi |
Pasuar nga | Izedin Beshiri |
Kryetar i Dhomës së Deputetëve | |
Në detyrë 1 qershor, 1925 – 7 qershor, 1928 | |
Paraprirë nga | Petro Poga, Eshref Frashëri |
Në detyrë 21 nëntor 1932 – 10 shkurt 1937 | |
Pasuar nga | Pandeli Evangjeli |
Zëvendësisht ministër i Arsimit | |
Në detyrë 3 mars – 15 prill 1924 | |
Paraprirë nga | Rexhep Mitrovica |
Pasuar nga | Fahri Rashiti |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 1889 Korçë, Perandoria Osmane |
Vdiq më | 1949 Burgu i Burrelit, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | Politikan |
Kostaq ose Koço Kota (Korçë, 1889 - Burgu i Burrelit, 1949) ka qenë senator, kryetar i Kuvendit, ministër dhe kryeministër shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind në Korçë në vitin 1889. I ati i Koços, quhej Nuçi Kota dhe në atë kohë ai merrej me tregti lëkurësh e importe të ndryshme nga Italia dhe Greqia. Koço ishte fëmija i dytë nga tre djem dhe një vajzë që kishte Nuçi Kota. Mësimet e para Kota i kreu në qytetin e lindjes në Korçë dhe më pas ai shkoi në Greqi dhe vazhdoi Universitetin në Athinë, ku u diplomua në Shkencat Politike.
Në vitin 1912 Kota iu përgjigj thirrjes së Ismail Qemalit dhe mori pjesë në administratën e tij duke punuar si Kryesekretar i Ministrisë së Arsimit në Qeverinë që kryesohej nga vetë Ismail Qemali.
Në vitin 1920-të, Koço Kota mori pjesë në Kongresin e Lushnjes si deputet i Korçës ku u zgjodh dhe Sekretar i Kongresit. Nga viti 1921 deri në 1923 ai ishte prefekt i prefekturës së Beratit. Në vitin 1924 u emërua Ministër i Punëve Publike. Pas ngjarjeve të qershorit 1924, ai u largua nga Shqipëria për në Greqi. Mbas rrëzimit të qeverisë së Fan Nolit Kota u kthye në postin e tij ministror. Ai shërbeu si Ministër i Arsimit në janar 1925. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 1925, Kota u zgjodh deputet i Korçës.
Kostaq Kota ishte kryetar i Parlamentit 1925-1928 dhe 1930-1936.
Ai ishte Kryeministër i Shqipërisë 10 shtator 1928 - 5 mars 1930 dhe 9 nëntor 1936 - 7 prill 1939 si dhe Ministër i Brendshëm gjatë periudhave kohore 11 maj 1928 - 1 shtator 1928 dhe 5 shtator 1928 - 13 janar 1930. Gjithashtu ishte senator i Senatit të Dhomës së Këshillit Kombëtar të Shqipërisë nga 27 mars 1920 deri më 20 dhjetor 1920. [1]
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koço Kota u rrëmbye në Selanik, Greqi, në 1945 nga tre agjentë (një shqiptar, një sovjetik dhe një grek), të cilët vepronin për llogari të qeverisë komuniste shqiptare. Ai u çua në Shqipëri ku iu nënshtrua një gjyqi special të drejtuar nga Koçi Xoxe, asokohe Ministër i Brendshëm. Ndërsa prokuroria kërkoi dënim me vdekje, gjykata speciale e dënoi me 30 vjet burg. Kota u dërgua në burgun famëkeq të Burrelit (ndërtimin e të cilit, ironikisht, e kishte firmosur ai vetë në cilësinë e kryeministrit), ku u torturua në mënyrë çnjerëzore deri sa vdiq 4 vjet më vonë, në 1949.[2]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005 Arkivuar 13 shkurt 2009 tek Archive-It - Republika e Shqipërisë KUVENDI
- ^ Gazeta Dita (31 maj 2016). "Kryeministri që u rrëmbye dhe vdiq në burgun që ndërtoi vetë". Arkivuar nga origjinali më 23 shtator 2017. Marrë më 4 nëntor 2017.
{{cite news}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)
Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |
- Gabime CS1: Mungon parametri i gjuhës
- Kryeministra të Shqipërisë
- Njerëz nga Korça
- Të burgosur dhe të përndjekur në komunizëm
- Kryetarë të Kuvendit të Shqipërisë
- Ministra të Punëve Publike të Shqipërisë
- Ministra të Bujqësisë të Shqipërisë
- Lindje 1889
- Vdekje 1949
- Kryetarë të Bashkisë Korçë
- Ministra të Arsimit të Shqipërisë
- Ortodoksë shqiptarë
- Poli-cung