Ilir Meta
Ilir Meta | ||
![]() | ||
President i Republikës së Shqipërisë (10-ti) | ||
24 korrik, 2017 – | ||
Paraardhësi: | Bujar Nishani | |
Kryeministër (41-ti) | ||
28 tetor, 1999 – 29 janar, 2002 | ||
Paraardhësi: | Pandeli Majko | |
Pasardhësi: | Pandeli Majko | |
Zv/kryeministër | ||
2 tetor, 1999 – 25 tetor, 1999 | ||
Paraardhësi: | Kastriot Islami, Bashkim Fino | |
Pasardhësi: | Makbule Çeço | |
29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003 | ||
Paraardhësi: | Skënder Gjinushi | |
Pasardhësi: | Namik Dokle | |
9 shtator, 2009 – 9 shtator, 2009 | ||
Paraardhësi: | Genc Pollo | |
Pasardhësi: | Edmond Haxhinasto | |
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë (42-ti) | ||
10 shtator, 2013 – 24 korrik, 2017 | ||
Paraardhësi: | Jozefina Topalli | |
Pasardhësi: | Valentina Leskaj; Gramoz Ruçi | |
Ministër i Jashtëm | ||
29 korrik, 2002 – 18 korrik, 2003 (42-ti) | ||
Paraardhësi: | Arta Dade | |
Pasardhësi: | Kastriot Islami | |
9 shtator, 2009 – 16 shtator, 2010 (46-ti) | ||
Paraardhësi: | Lulzim Basha | |
Pasardhësi: | Edmond Haxhinasto | |
Ministër i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës | ||
16 shtator, 2010 – 17 janar, 2011 | ||
Paraardhësi: | Dritan Prifti | |
Pasardhësi: | Nasip Naço | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 24 Mars 1969 | |
Lindi në: | Çepan, Rrethi i Skraparit Republika Popullore e Shqipërisë | |
Shkolla e kryer: | Universiteti i Tiranës | |
Grada shkencore: | PS (1990–2004) LSI (2004–2017) I pavarur (2017-prezent) | |
Bashkëshortja | Monika Kryemadhi | |
Fëmijë | Bora Era Besar | |
Feja: | Bektashi | |
![]() | ||
Emblema e Presidentit të Republikës së Shqipërisë |
Ilir Rexhep Meta (lindur më 24 mars 1969) është politikan shqiptar, ka qenë ministër, kryeministër, kryetar i partisë Lëvizja Socialiste për Intergrim, kryetar i Kuvendit dhe që me 24 korrik 2017 President i Republikës së Shqipërisë.
Meta është që prej 15 viteve deputet i Kuvendit të Shqipërisë, dhe një nga figurat kryesore politike shqiptare. Ai konsiderohet nga media dhe publiku si krijuesi dhe drejtuesi i Polit të Tretë ne Politikën Shqiptare. Ishte Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 1999 deri në 2002.[nevojitet citimi]
Rinia dhe arsimimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
U lind në Çepan të Skraparit më 24 mars 1969, ditën e Nevruzit, i biri i Rexhep dhe Fiqrete Metës. Kur ishte tre vjeç, i ati u caktua me punë në Tiranë dhe muar familjen me vete, ku Meta ndoqi dhe kreu mësimet fillore dhe të mesme.[1] Më 1989-1993 ndoqi Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, ku u diplomua për ekonomi politike. Meta ka përfunduar Studimet Pasuniversitare në të njëjtën fushë.
Meta është musliman bektashi dhe ka deklaruar afrinë me vlerat tradicionale bektashie.[2] Meta është i martuar me Monika Kryemadhin që nga tetori i 2008.[3] Ata kanë dy vajza dhe një djalë, Bora, Era dhe Besari.
Karriera politike[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Meta është përfshirë në politikë që më 1990 me rënien e komunizmit në Shqipëri si anëtar i lëvizjeve studentore. Që më 1992 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste dhe ka qenë anëtar aktiv i disa komisioneve parlamentare. Nga 1996 deri më 1997 ka qenë Nënkryetar i Komisionit të Politikës së Jashtme.[nevojitet citimi] Ilir Meta është njeri ndër themeluesit e Forumit të Rinisë Eurosocialiste (FRESH), duke dhënë kontributin e tij për anetarësimin e Forumit në Internacionalen e Rinisë Socialiste. Gjatë viteve të anetarësisë së tij në FRESH, Ilir Meta ka mbajtur poste të larta drejtuese si, Nenkryetar (1992-1995) dhe Kryetar (1995-2001).[nevojitet citimi]
Aktiviteti politik i Ilir Metës në strukturat e Partisë Socialiste është i ngjeshur. Ai ka qënë anëtar i Komitetit të Përgjithshëm Drejtues nga Kongresi i qershorit 1992 dhe anëtar i Kryesisë së Partisë nga viti 1993, deri në periudhën kur dha dorëheqjen nga kryesia e PS-se (korrik 2003), pas debateve me Kryeministrin dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano. Gjatë periudhës 1997-1998, Ilir Meta ka qënë Kryetar i Partisë Socialiste të Tiranës. Në periudhën 1993 -1996, Meta ka mbajtur postin e Nënkryetarit të Partisë Socialiste dhe nga 1994 - 1996 edhe atë të Sekretarit për Marrëdhëniet Ndërkombeëtare, periudhë gjatë së cilës u vendosën marrëdhënie me shumë parti socialiste dhe socialdemokrate të Evropës, si dhe Partinë Socialiste Evropiane dhe Internacionalen Socialiste.[nevojitet citimi]
Aktiviteti politik i Ilir Metës përfshin edhe një periudhë të drejtimit të qeverisë, ku ka shërbyer si Kryeministër i vendit gjatë periudhës nëntor 1999 - shtator 2001 dhe pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të verës së vitit 2001 u rimandatua si Kryeministër, Shator 2001 - shkurt 2002.[nevojitet citimi] Në shkurt 2002 dha dorëheqjen nga detyra. [nevojitet citimi]
Gjithashtu, Ilir Meta ka shërbyer edhe si Zv.kryeminister dhe Ministër i Punëve të Jashtme gjatë periudhës korrik 2002 - korrik 2003, Zv.kryeministër dhe Ministër i Integrimit gjatë periudhës tetor 1998 - tetor 1999, si dhe Sekretar Shteti për Integrimin Evropian në Ministrinë e Punëve të Jashtme mars - tetor 1998.[nevojitet citimi]
Aktualisht, Ilir Meta është zgjedhur anëtar i Komisionit Ndërkombëtar për Ballkanin që drejtohet nga ish kryeministri i Italisë, Xhuliano Amato, në përbërje të të cilit janë mjaft personalitete të njohur nga BE, rajoni dhe ShBA.[nevojitet citimi]
Aktivitete të tjera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Përveç aktivitetit politik, Ilir Meta ka dhënë leksione në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës, si dhe në disa akademi dhe universitete në Evrope dhe SHBA, si Akademia Evropiane e Berlinit apo Universiteti i Harvardit.
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ Aliu, Jonida (12 shtator 2013). "Rexhep Meta: Ju tregoj djalin tim, Ilir Meta". Shqiptarja.com. Marrë më 15 mars 2018. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "FOTO/ Familja Meta, feston me entuziazëm festën e Bektashinjve". standard.al. 23 mars 2017. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ "Martesa sekrete e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit". revistawho.com. 17 maj 2017. Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)
Nderlidhje te jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
![]() |
Wikimedia Commons ka materiale multimediale në lidhje me: Category:Ilir Meta. |
|