Reuters

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ish ndërtesa e Reuters, Londër.

Reuters është një agjenci lajmesh në pronësi të Korporatës Thomson Reuters. Ajo punëson rreth 2500 gazetarë dhe 600 fotoreporterë në rreth 200 vende në mbarë botën. Reuters është një nga agjencitë më të mëdha të lajmeve në botë.

Agjencia u krijua në Londër në 1851 nga Paul Reuter me origjinë gjermane. Ajo u ble nga Thomson Corporation e Kanadasë në vitin 2008 dhe tani përbën ndarjen e mediave të Thomson Reuters.

Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]