Fatos Nano
Fatos Nano | |
|---|---|
| Kryeministër i Shqipërisë | |
| Në detyrë 29 shtator 2002 – 1 shtator 2005 | |
| Paraprirë nga | Pandeli Majko |
| Pasuar nga | Sali Berisha |
| Në detyrë 25 korrik 1997 – 27 shtator 1998 | |
| Paraprirë nga | Bashkim Fino |
| Pasuar nga | Pandeli Majko |
| Në detyrë 22 shkurt 1991 – 4 qershor 1991 | |
| Paraprirë nga | Adil Çarçani |
| Pasuar nga | Ylli Bufi |
| Kryetar i Partisë Socialiste | |
| Në detyrë 12 qershor 1991 – 3 korrik 2005 | |
| Paraprirë nga | Ramiz Alia |
| Pasuar nga | Edi Rama |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 19 shtator 1952 Tiranë, Shqipëri |
| Vdiq më | 31 tetor 2025 (73 vjeç) Tiranë, Shqipëri |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Socialiste |
| Bashkëshortja/et |
Rexhina Nano
(m. 1976; div. 2001)Xhoana Nano (m. 2002) |
| Fëmijët | Sokol, Klajdi |
| Prindër(it) | Thanas Nano (Babai), Maria Shuteriqi Nano (Mamaja) |
| Punësimi | Politikan, Ekonomist |
Fatos Nano (16 shtator 1952–31 tetor 2025) ka qenë politikan shqiptar dhe kryetar i Partisë Socialiste të Shqipërisë prej 1991 deri në 2005.
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ai filloi karrieren e tij politike ne vitin 1991 pasi u zgjodh Kryeminister i Qeverisë së Tranzicionit me qëllim që të organizojë zgjedhjet e para demokratike në Shqipëri, në po atë vit dhe të përgatise vendin për tranzicionin drejt një ekonomie tregu dhe sistemi demokratik. Zgjedhjet në 31 Mars 1991 u fituan nga Partia Socialiste e Shqipërise dhe ai u caktua përsëri Kryeministër. Pas dy muajsh ai u detyrua të jep dorëheqje. Atë vit ai u zgjodh kryetar i Partisë Socialiste e cila ishte pasardhëse e Partisë së Punës së Shqipërise. Në Mars 1992 Partia Demokratike fitoi zgjedhjet dhe një vit me pas Fatos Nano u burgos pasi u akuzua për korrupsion dhe abuzim detyre nga gjykata. Burgosja e tij u be problemi kryesor i Shqipërise post komuniste, sepse shumë socialistë besonin se kjo burgosje ishte shkase e opozicionit të Nanos ndaj qeverrisë së Berishës.
Gjatë vitit 1994 skemat piramidale po bëheshin të njohura në Shqipëri dhe rrënia e tyre në vitin 1997 shkaktoi një revoltë të armatosur të nxitur nga opozita kundër qeverisë me kërkesën për kthimin e parave të humbura në firmat piramidale. Kjo revoltë çoi në shpalljen e zgjedhjeve të parakohëshme nga presidenti Berisha. Nano u lirua nga burgu pas një amnistie të dhënë nga presidenti Berisha. Zgjedhjet u fituan nga Partia Socialiste. Presidenti Berisha dha dorëheqjen dhe kuvendi i ri zgjodhi president Rexhep Mejdanin. Presidenti Mejdani emëroi kryeministër Fatos Nanon. Në shator të vitit 1998 forcat e policisë së Tropojës vranë në një atentat udhëheqësin e lëvizjes studentore antikomuniste Azem Hajdari. Kjo çoi në një revoltë popullore dhe meqënëse u krye nga një segment i shtetit, e detyroi Fatos Nanon të japë dorëheqjen. Fatos Nano u gjykua i pafajshem nga nje Gjykate ne Tirane ndaj akuzave per shperdorim detyre dhe korrupsion ne vitin 1999.
Partia Socialiste vazhdoi qeverisjen e vendit dhe fitoi zghedhjet ne qershor 2001. Nano u bë Kryeministër për të tretën herë në korrik, 2002 i emëruar nga presidenti Alfred Moisiu. Në 3 korrik 2005 Partia Socialiste humbi zgjedhjet dhe shumicën në parlament. Partia Demokratike fitoi shumicën dhe kryetari i saj Sali Berisha u emërua Kryeministër i qeverisë së re. Më 1 shtator 2005 Nano dha dorëheqjen si kryetar i Partise Socialiste.
Nano kritikoi kryetarin e ri Edi Rama për stilin autoritar te drejtimit të Partisë Socialiste dhe praktikat përjashtuese të anëtarëve themelues dhe me kontribut të madh në Partinë Socialiste.
Nano kërkoi të zgjidhej si president në 8 korrik 2007 mbas mbarimit të mandatit të presidentit Moisiu, por nuk pati mbështetjen e Ramës. Shumica e deputetëve të opozitës të drejtuar nga Partia Socialiste nuk e përkrahën kandidaturën e tij dhe bojkotuan zgjedhjet. Nano mori vetëm 3 vota ndërsa Bamir Topi, kandidati i Partise Demokratike fitoi 75 vota. Megjithatë Topi nuk fitoi votat e nevojshme për tu zgjedhur president. Raundi i dytë për zgjedhjen e presidentit u mbajt më 10 korrik. Parlameti përsëri nuk arriti të zgjidhte presidentin, me Nanon që mori 5 vota dhe Topi 74 vota. Në raundin e tretë më 20 korrik Topi u zgjodh president.
Si deputet i parlamentit Shqiptar, Nano ka shërbyer zonën e Kucovës, Tepelenës dhe Sarandës.
Edukimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Mbaroi gjimnazin Sami Frashëri në Tiranë. Kreu studimet e larta në Universitetin e Tiranës (Fakulteti i Ekonomisë). Në vitin 1975 kreu specializimet për Ekonomi Politike.
Në vitin 1983 me vendimin nr.81, 23 shtator 1983 të Universitetit të Tiranës merr titullin "Doktor i Shkencave" ne fushën e ekonomisë, ndërsa në vitin 2000 titullin "Profesor Doktor" në fushën e ekonomisë.
Nga Universiteti Ndërkombëtar i Milanos (Itali) në vitin 2000 dekorohet me titullin "Doktor Honoris Causa" - në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit dhe po në këtë vit merr titullin e nderit "Doktor Honoris Causa" - në fushën e shkencave ekonomike, nga Universiteti i Barit (Itali).
Vdekja
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ai kishte probleme të vazhdueshme shëndetësore dhe u dërgua në reaminacionin e një spitali privat për SPOK (Sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike) disa javë para vdekjes së tij. Nano hyri në një vdekje klinike. Ekipi mjekësor menjëherë e intuboi atë dhe vazhdoi trajtimin mjekësor duke sjellur edhe një ekip mjekësor të huaj. Më 2 nëntor rreth orës 14:30 UTC +1, u njoftua vdekja e ish-kryeministrit Fatos Nano.
Reagimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shpallja Ditë Zie dhe varrimi u vendos për në datën 2 nëntor 2025. Pas përhapjes së lajmit nga mediat rreth orës 14:45 UTC +1, erdhën reagime të ndryshme nga figura të rëndësishme në rrjete sociale nga politikanë të Partisë Socialiste si Edi Rama, Bajram Begaj, Niko Peleshi, Taulant Balla, Pandeli Majko etj.[2] Blendi Fevziu, gazetar dhe drejtuesi i emisionit Opinion, reagoi me një video 10 minutëshe në YouTube.[3] Rivali politik i Nanos, Sali Berisha gjithashtu shprehi ngushëllimet e tij.
Postimi i Sali Berishës në Facebook:
Fatos Nano mbyll sytë përgjithmonë.
Të dashur miq, Fatos Nano, ish-kryeministër i vendit dhe ish-kryetar i Partisë Socialiste, personalitet kryesor i të majtës shqiptare gjatë tranzicionit, mbylli sytë përgjithmonë.
Fatos Nano ka meritën e reformimit të Partisë Socialiste, anëtarësimin e saj në forume të majta ndërkombëtare si dhe pranimin nga ai vetë të rotacionit të pushtetit.
Me këtë rast shpreh ngushëllime familjes, miqve, të afërmëve të tij dhe socialistëve. Amen![4]
Të dielën e 2 nëntorit 2025, personalitete, miq, të afërm nderuan me homazhe ish-kryeministrin duke vendosur karafila të bardha. Homazhet publike nisën në orën 08:30 UTC +1 te Pallati i Kongreseve. Rreth orës 12:09, u mbajt një minutë heshtje nga njerëzit në sallë. Pas një minute pushim, u dha fjala e rastit nga gruaja e tij, Xhoana Nano, djali i tij Sokol Nano dhe kryeministri Edi Rama. Pas fjalimeve të dhëna, arkivoli i Fatos Nanos dërgohet nga Pallati i Kongreseve, te një makinë varrimi që ndodhej rreth Piramidës së Tiranës. Nano u shoqërua në makinën funerale me këngën "My Way" nga Frank Sinatra.[5]
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ "Ish-kryeministri dhe lideri historik i PS, Fatos Nano shuhet në moshën 73-vjeçare! E diela ditë zie, homazhet shtetërore te Pallati i Kongreseve - Shqiptarja.com". shqiptarja.com. Marrë më 2025-11-01.
- ↑ Top Channel Albania (2025-10-31), Top Channel/Shuhet Fatos Nano!Ish-lideri historik i PS mbylli sytë përgjithmonë në moshën 73-vjeçare, marrë më 2025-11-01
- ↑ Fevziu, Blendi (2025-10-31), Blendi Fevziu | Kush ishte Fatos Nano?, marrë më 2025-11-01
- ↑ Berisha, Sali. "Ngushëllimet për Fatos Nanon nga Sali Berisha (Facebook)". facebook.com.
- ↑ RTSH (2025-11-02), Lamtumirë Fatos Nano! Homazhet në nderim të ish-Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, marrë më 2025-11-06
- Faqe pa burim informacioni
- Biografi shqiptare
- Politikanë shqiptarë
- Diplomatë shqiptarë
- Ekonomistë shqiptarë
- Urdhri "Gjergj Kastrioti Skënderbeu"
- Kryeministra të Shqipërisë
- Ministra të Qeverisë së Shqipërisë
- Deputetë të Kuvendit të Shqipërisë
- Kryetarë të Partisë Socialiste të Shqipërisë
- Lindje 1952
- Vdekje 2025
- Absolventët e Universitetit të Tiranës







