Rexhep Meidani
Rexhep Qemal Meidani | ||
![]() | ||
President i Shqipërisë | ||
24 korrik 1997 – 24 korrik 2002 | ||
Paraardhësi: | Sali Berisha | |
Pasardhësi: | Alfred Moisiu | |
Të dhënat personale | ||
Lindi më: | 17 gusht 1944 | |
Lindi në: | Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë | |
Kombësia: | shqiptar | |
Partia politike: | PS | |
Bashkëshortja | Lidra Karagjozi | |
Fëmijë | 2 (Adea, Denion) | |
![]() | ||
![]() | ||
President i Shqipërisë |
Rexhep Qemal Meidani ose Mejdani lindi më 17 gusht të vitit 1944 në Tirane, është politikan shqiptar, ish president i Shqipërisë.
Edukimi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Diplomoi në Universitetin e Tiranës (1966), Fakulteti i Shkencave të Natyrës (FSHN), dega fizikë, si dhe përfundoi me sukses studimet pasuniversitare në Universitetin e Kanës (Francë) (1974). Në fushën profesionale zoti Meidani punoi fillimisht si pedagog, si shef katedre dhe më pas si dekan i FSHN (1966-1996). Gjatë kësaj periudhe zoti Meidani botoi një numër të madh studimesh, librash dhe artikujsh brenda e jashtë vendit. Zoti Meidani mban titullin shkencor “Profesor, Doktor”.
Kariera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Kariera politike e zotit Meidani nisi pas viteve ’90. Ai ishte kryetar i KQZ-së në zgjedhjet e para shumëpartiake më 1991 dhe anëtar i Këshillit Presidencial (1991). Gjatë viteve 1992-96 u angazhua në shoqërinë civile duke qenë edhe kryetar i bordit të Qendrës Shqiptare për të Drejtat e Njeriut (1994-96). Më 1996 aderoi në Partinë Socialiste duke u zgjedhur Sekretar i Përgjithshëm i saj (1996-1997).
Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të qershorit 1997 zoti Meidani u zgjodh deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Pas zgjedhjeve, të cilat u fituan nga koalicioni i majtë i drejtuar nga Partia Socialiste, më 24 korrik 1997 me propozim të PS-së, Kuvendi i Shqipërisë e zgjodhi zotin Meidani President të Republikës, detyre te cilen e ushtroi deri me date 24 korrik 2002 kur u zevendesua nga pasardhesi i tij Alfred Moisiu
Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- A është deterministe teoria kuantike
- Kurthet e shtetit - komb
- Të vërtetat dhe të fshehtat e entropisë
- Mbi hapësirë-kohën
- Politika, morali dhe shteti
Shiko edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Ky artikull në lidhje me Politika është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.
|