Bashkim Fino
Bashkim Fino | |
|---|---|
![]() | |
| 37th Kryeministër i Shqipërisë | |
| Në detyrë 11 mars 1997 – 24 korrik 1997 | |
| Presidenti | Sali Berisha |
| Paraprirë nga | Aleksandër Meksi |
| Pasuar nga | Fatos Nano |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 12 tetor 1962 Gjirokastër |
| Vdiq më | 29 mars 2021 Tiranë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PS |
| Arsimimi | Universiteti i Tiranës |
| Punësimi | Politikan |
| Nënshkrimi | |
Bashkim Fino (12 tetor 1962 – 29 mars 2021) ishte një politikan shqiptar që shërbeu si Kryeministër i Shqipërisë në vitin 1997.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka kryer studimet e larta në Universitetin e Tiranës, Fakulteti Ekonomik, dega Financë. Gjithashtu ka kryer specializime për menaxhimin e pushtetit vendor në SHBA, Itali, Greqi e Finlandë. Kishte një karrierë të pasur profesionale në fushën ekonomike.
Fino u zgjodh Kryetar i Bashkisë Gjirokastër, post të cilin e mbajti deri në vitin 1996.
Karriera e tij politike në Partinë Socialiste është e hershme. Prej vitit 1997 e deri në vdekjen e tij ishtë anëtar i Kryesisë së Partisë Socialiste. Kulmi i karrierës së tij do të shënohej në vitin 1997, ku do të zgjidhej Kryeministër i vendit në qeverinë e Pajtimit Kombëtar, post që do ta mbante nga muaji mars deri në korrik. Fino ka mbajtur disa poste ministrore. Nga vitit 1997 deri në 1998 ushtroi detyrën e Ministrit të Pushtetit Lokal, njëkohësisht dhe Zv/kryeministër. Në 1999 deri në vitin 2001 do të ishte ministër i pushtetit lokal. Gjatë viteve 2001-2002 ka qenë Ministër i Punëve Publike dhe Turizmit. Ndërsa në periudhën 2004-200, Ministër i Rregullimit të Territorit dhe Turizmit.
Vdiq në datën 29 mars 2021.
