Tritan Shehu
Tritan Shehu | |
|---|---|
| Zëvendëskryeministër | |
| Në detyrë 11 korrik, 1996 – 1 mars, 1997 | |
| Paraprirë nga | Dashamir Shehi |
| Pasuar nga | qeveria Fino, më 25 korrik, 1997 Bashkim Fino |
| Ministër i Punëve të Jashtme | |
| Në detyrë 11 korrik, 1996 – 1 mars, 1997 | |
| Paraprirë nga | Alfred Serreqi |
| Pasuar nga | Arian Starova |
| Ministër i Shëndetësisë dhe i Mjedisit | |
| Në detyrë 13 prill, 1992 – 13 janar, 1994 | |
| Paraprirë nga | Kristo Pano |
| Pasuar nga | Maksim Cikuli |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 24 prill 1949 Tiranë, Republika Popullore e Shqipërisë |
| Nënshtetësia | shqiptar |
| Partia politike | PD, Partia Demokratike e Reformuar |
| Bashkëshortja/et | Aida |
| Punësimi | mjek, politikan |
Tritan Shehu (Tiranë, 24 prill 1949) ka qenë mjek, politikan dhe tani është zv/rektor i Universitetit katolik "Zoja e Këshillit të Mirë"
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]është politikan shqiptar, ish Kryetar i Partisë Demokratike. Tritan Shehu ka titullin Profesor Doktor të marrë nga Universiteti i Tiranës, ka qënë shefi i anestezi-reanimacionit Shqiptar për një periudhë më shumë se 20 vjeçare deri në momentin që vendosi ti futej politikës. Tritan Shehu është një nga themeluesit e Partise Demokratike. Tritan Shehu deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Tritan Shehu ka pasur postin e Zv/Kryeministrit dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës 11 korrik 1996 - 12 prill 1997. Tritan Shehu ka pasur postin Ministrit të Shëndetësisë të Shqipërisë gjatë periudhës 1992-1996 dhe ishte iniciator i futjes se sistemit privat farmaceutik dhe stomatologjik. Ai ka qënë Kryetar i Komisionit të Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë gjatë periudhës 2005-2013.
Shehu është Kryetar i Shoqatës së Anestezi-Reanimacionit të Shqipërisë dhe zv/Rektor i Universitetit Katolik Zoja Këshillit të Mirë.
Tritan Shehu është autor i shumë librave e shkrimeve me tematikë shëndetësore e politike.
Referimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]| Ky artikull rreth politikës është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |