Arben Imami
Arben Imami | |
|---|---|
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 1991–1996 | |
| Në detyrë 1997–2005 | |
| Deputet i Kuvendit të Shqipërisë | |
| Në detyrë 2009–2013 | |
| Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin | |
| Në detyrë 1997–1999 | |
| Ministër i Drejtësisë | |
| Në detyrë 8 korrik 2000 – 6 shtator 2001 | |
| Paraprirë nga | Ilir Panda |
| Pasuar nga | Sokol Nako |
| Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit | |
| Në detyrë 2001 – shkurt 2002 | |
| Ministër i Mbrojtjes | |
| Në detyrë shtator 2009 – 13 shtator 2013 | |
| Paraprirë nga | Gazmend Oketa |
| Pasuar nga | Mimi Kodheli |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 21 janar 1958 Tiranë |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | PD |
Arben Imami, (lindur në 21.01.1958 në Tiranë), është një aktor i kinemasë, regjisor i teatrit, pedagog i regjisurës dhe aktrimit, politikan, deputet, ministër, editor, autor dhe përkthyes.
Kariera Politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Në 11.12.1990, në takimin e përfaqësuesve të studentëve dhe pedagogëve të Universitetit të Tiranës me R. Alinë, presidentin komunist të vendit, Arben Imami kërkoi publikisht themelimin e partive politike dhe të pluralizmit politik në Shqipëri; në 12.12.1990, Azem Hajdari, lideri i Lëvizjes studentore të Dhjetorit, dhe Arben Imami deklaruan themelimin e Partisë Demokratike, opozitës së parë anti-komuniste, dhe programin e saj politik.
A. Imami është bashkë-kryetar i Komisionit të Posaçëm për Hartimin e projekt-Kushtetutës (1997-1998), e cila u miratua dhe u shpall si Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në vitin 1998. A.Imami është zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë për gjashtë mandate (1991-2017), si përfaqësues i Partisë Demokratike dhe Aleancës Demokratike (AD). Gjatë viteve 1991-1992, ka shërbyer si Nënkryetar dhe më pas Kryetar i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.
Ministër i Reformës Institucionale 1997-1999, ministër i Drejtësisë 2000-2001, ministër për Qeverisjen dhe Reformën Vendore 2001-2002: në këto vite ka udhëhequr reformimin institucional dhe ngritjen e konstruktit ligjor të institucioneve themelorë të vendit. Gjithashtu, ka qenë Drejtor i Kabinetit të Kryeministrit nga viti 2005 deri në 2009.
A. Imami ka shërbyer si Ministër i Mbrojtjes nga viti 2009 deri në 2013. Gjatë kësaj periudhe, u krye integrimi i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO), u realizua demontimi i mbi 100,000 tonëve municione të trashëguara nga periudha komuniste dhe, deri në vitin 2013, Shqipëria u rendit e pesta në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) për kontributin e saj, në raport me popullsinë dhe Prodhimin e Brendshëm Bruto (PBB)
Arsimi dhe kualifikimet
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]A. Imami ka përfunduar studimet në Fakultetin e Artit Dramatik në Institutin e Lartë të Arteve (1977-1981). Në vitet 1999-2000, ai ndoqi Shkollën e Shërbimit të Jashtëm “Edmund A. Walsh” në Georgetown University, Washington D.C.
Botime të ndryshme
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arben Imami “Diferenca estetike mes lojës së aktorit në kinema dhe teatër”, gazeta “Drita”, janar-shkurt 1991.
- Arben Imami et al, Colloquium-i Liberal: Teza për një qeverisje liberale të djathtë (Bisedimet e Colloquium-it Liberal të organizuar prej tij më 18-19 janar 2005 në Tiranë), Dita 2000, 2005.
- Imami, A., Dhamo, S., Derraj, Kulluri, E., Lelaj, O. dhe Aliaj, B., (2008), Hapësira qytetare drejt fundit të tranzicionit?! Këndvështrime filozofike dhe teknike, Universiteti Polis, 2008.
- Ridvan Peshkopia, Arben Imami, “Between Elite Compliance and State Socialisation: The Abolition of the Death Penalty in Eastern Europe”, The International Journal of Human Rights. Political Science, Vol. 12, No. 3, 353–372, June 2008. (Peter Hodgkinson, ed., The International Library of Essays on Capital Punishment, Volume 3, Policy and Governance, 2013)
- Ridvan Peshkopia, Arben Imami, Lars Kristensen, “Constructing and Dismantling the New Man Utopia: The Cinematic Reflection of Albanian Communist and Post-communist Ontology”, Kinokultura, 2016.
- Arben Imami et al, Populizmi, (Bisedimet nga konferenca e shkollës kontekstualiste të UET, Llogara 2024), UETPress 2025, së shpejti.
Libra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Arben Imami, Tri Format e Mendimit: Mitologjia, Racionaliteti, Religjioni, UETPress, 2022.
- Arben Imami, Kushtetuta: Projekte, Debate, Reforma, Perspektiva, UETPress, 2024.
Përkthime në shqip
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Eric Voegelin, Shkenca, Politika, Gnosticizmi, Dita 2000, 2008.
- G.F.W. Hegel, Hyrje në filozofinë e historisë dhe nënkreu "Historia e botës" nga filozofia e së drejtës, Dita 2000, 2018.
Arben Imami është ideatori dhe editori-drejtues i KOLANA E FILOZOFISË POLITIKE në gjuhën shqipe, një korpus i librave më të mëdhenj të historisë së mendimit politik (aktualisht rreth 70 tituj).
Detyra shtetërore
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 1991-1992 Deputet, Nënkryetar dhe Kryetar i Grupit Parlamentar
- 1992 Kryetar i Komisionit Parlamentar të Rregullores, Mandateve dhe Imunitetit
- 1992-1996 Deputet
- 1997-1998 Bashkëkryetar i Komisionit Parlamentar për hartimin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë
- 1997-1999 Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrëdhënieve me Parlamentin
- 2000-2001 Ministër i Drejtësisë
- 2001-2002 Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit
- 2009-2013 Ministër i Mbrojtjes
- 2009-2017 Deputet
Poste politike
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- 2009- 2013 Ministër i Mbrojtjes
- 2005-2009 Shef i Kabinetit te Kryeministrit
- 2000-2002 Partia Aleanca Demokratike,Kryetar Ekzekutiv i Partise
- 1992-1997 Partia Aleanca Demokratike, Sekretar i Përgjithshëm
- Nënkryetar i PD, 1991-1992
- Anëtar i Grupit Themelues, 1990
Filmografi e përzgjedhur
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Të shoh në sy (1986), Gjergji
- Ne cdo stine (1980), Bardhyl
- Ballë për ballë (1979), Arben Struga
Shiko edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2009-2013
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë 2013-2017
| para | Arben Imami | pas | |
| Ministër i Reformës Legjislative dhe Marrdhënieve me Parlamentin | |||
| 1997 | 1999 | ||
| Ministër i Drejtësisë | |||
| 2000 | 2001 | Spiro Peçi | |
| Ministër i Pushtetit Vendor dhe Decentralizimit | |||
| 2001 | shkurt 2002 | ||
| Ministër i Mbrojtjes | |||
| Gazmend Oketa | 2009 | 2013 | Mimi Kodheli |