Shko te përmbajtja

Ridvan Bode

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Ridvan Bode
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
19962017
Ministër i Financave
Në detyrë
11 korrik 1996  1 mars 1997
Paraprirë ngaDylber Vrioni
Pasuar ngaArben Malaj
Në detyrë
10 shtator 2005  shtator 2013
Paraprirë ngaArben Malaj
Pasuar ngaShkëlqim Cani
Të dhëna personale
Lindi26 qershor 1959
PartyPD
ProfesioniPolitikan

Ridvan Bode, (lindur më 26 qershor 1959Korçë) deputet i Partisë DemokratikeKuvendin e Shqipërisë.

Bode mbaroi Shkollën e Mesme të Përgjithëshme Gjirokastër në vitin 1978.

Në vitin 1979 filloi studimet në Bujqësor Kamëz[lidhje e vdekur] dega financë nga ku u diplomua në vitin 1983. Nga viti 1983 deri në vitin 1990 punon si përgjegjës i degës së financës në një ndërmarrje në Prrenjas. Në vitet 1991-1992 Bode ishte pedagog i Analizës Financiare në Universitetin Bujqësor. Në vitet 1992-1995 ndoqi ciklin e thelluar pasuniversitar në Montpelie, Francë të cilin e përfundoi me rezultatin më të lartë "Magna Cum Laude".

Në vitet 1995-1996 Bode ishte Drejtor i Drejtorisë së Përgjithëshme të Doganave në Ministrinë e Financave dhe më pas deri në vitin 1997 ai ishte Ministër i Financave.

Në vitin 1997 Bode zgjidhet Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike të Shqipërisë.

Në shtator 2005 Ridvan Bode emërohet Ministër i Financave në Qeverinë e Shqipërisë detyrë të cilën e mbajti deri në shtator të vitit 2013.

Ridvan Bode mban titullin shkencor Doktor i Shkencave Ekonomike.

Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Shqipërisë


logo e WCUGA Ky artikull është pjesë e Code4Culture Albania 2018 .