Jump to content

Prrenjasi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
(Përcjellë nga Prrenjas)
Prrenjasi
Stema zyrtare e Prrenjasi
Popullsia
24.906
 • Popullsia urbane
5.847
{{{postal_code_type}}}
3403
Faqja zyrtareBashkia e Prrenjasit

Përrenjasi është vendbanim në jug-lindje të Shqipërisë në Rrethinë i Librazhdit.

Ne periudhën e luftërave shqiptaro-turke fusha ku ngrihet qyteti i Përrenjasit quhej fusha e Torviollit. Skënderbeu, heroi ynë kombëtar, para se te nisej ne beteje (beteje e cila ne histori njihet si beteja e Torviollit) kundër turqve porosit luftëtaret e tij, duke u thëne se këtë beteje duhet ta fitojnë me domosdo, nga ku me vone fusha e Torviollit u njoh me emrin "Fusha e Domosdoves".

Edhe emri i qytetit te Përrenjasit ka lidhje pikërisht me te njëjtën beteje, te cilën Skënderbeu e fitoi por pati humbje te mëdha ne njerëz si nga pala turke ashtu dhe nga ajo shqiptare. Nga gojëdhënat thuhet se janë vrare aq shume luftëtare sa gjaku i tyre rridhte si përrenj. Pikërisht nga kjo gojëdhëne, pas luftës nacionale çlirimtare, kur u krijua ky qytet vendosen te quhet Përrenjas.

Fusha e Domosdoves dhe zonat përreth saj kane pasuri te shumta minerare e për këtë fakt u vendos qe ne këtë zone te ndërroheshe qyteti i ri i Përrenjasit.

Pozita gjeografike, konfiguracioni i relievit, lartësia absolute mbi nivelin e detit dhe largësia nga deti Adriatik ka mundësuar natyrën kontinentale te klimës e cila duket ne dimrin e ftohte e te lagësht dhe ne vëren e skurter, te nxehte e te thate. Temperatura mesatare vjetore është 13,4 °C,temperatura max. e regjistruar është 40,7 °C me 14 shtator 1957 dhe temperatura minimale është regjistruar ne vitin 1968 e cila ishte -15,7 °C.

1857 lloje bimësh spontane, enezore,te cilat peraqesojne 58 % te flora e Shqiptare ose 16 % te florës se Evropës e renditin Librazhdin ne një nder rrethet me te pasura te vendit me bime te lljeve te ndryshme. Gjenden te gjitha katet bimore dhe mbulesa bimore zë rreth 72 % te territorit te Rrethit te Librazhdit.

Qyteti i Përrenjasit ka pasuri te shumta minerare e ne baze te tyre janë ngritur miniera për përpunimin e tyre si ajo e hekur-nikelit ne Perrenjas-Fshat, Miniera e Nikel-Silikatit ne Pishkash,e Sektori Minerar i Bushtricës dhe Skroskes.

Ne fillim te viteve '90 është zhvilluar dhe sektori privat ne te cilën rendësi te madhe kane bizneset e vogla kryesisht ne sektorin e shërbimeve, blegtori, bujqësi gjithashtu dhe ne shfrytëzimin e pyjeve.

Futbolli është sporti me i përhapur ne qytetin e Përrenjasit. Klubi i këtij qyteti dhe ekipet e futbollit te grup-moshave te ndryshme mbajnë emrin Domosdova.Domosdova luan ne kategorine e 2 te Shqiperise.

Disa nga emrat me te njohur ne futbollin prrenjasak janë : Igli Tarushi,Enver Caushi , Haki Duka, Clirim Topi,Stefi Janaqi,Loli Janaqi,Skender Duka,Bujar Bashllari, Besnik Karriqi, Ismail Dervishi, Arjan Hysenllari, Kujtim Nezha, Luli Rira , Romeo Vila,Maksim Bardhoshi,Agron Fesku,Bardhi Cenolli, e shume tjerë.

Xhamia Prrenjas

Popullsia qe u vendos ne qytetin e Përrenjasit ne fillimet e tij përbehej me se shumti nga banore te erdhur nga rrethet jug-lindore te Shqipërisë. Ne fillim te viteve '90 filloi një fluks shpërnguljesh masive nga zonat rurale drejt qytetit e cila vazhdon dhe ne ditët e sotme duke rritur gjithnjë e me tepër popullsinë dhe si rrjedhim sipërfaqen e qytetit.


Qyteti i Perrenjasit bën pjese ne e rrethit Librazhdit i cili është krijuar si njësi administrative ne vitin 1958. Sot bën pjese ne prefekturën e Elbasanit. Qendra administrative është qyteti I Librazhdit. Rrethi I Librazhdit përbehet nga 2 bashki dhe 9 komuna te cilat u krijuan pas riorganizimit te pushtetit lokal ne vitin 1992. Popullsia : - Popullsia e Librazhdit përgjithësisht paraqitet autoktone. Me 1 janar 1998 ajo arriti ne 82.411 banore edhe rreth 18.203 familje. Ne qytetet Librazhd e Përrenjas banojnë rreth 27.963 banore ose 29.7 % e popullsisë kurse pjesa tjetër banon ne fshat.

  • Arsimi 9-vjeçar "Shkolla-Qybra Sokoli"
  • Arsimi i mesëm " Shkolla-Halit Berzezhda"

Lidhje të jashtme

[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]