Preç Zogaj
Preç Zogaj | |
---|---|
Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve | |
Në detyrë 11 qershor – 6 dhjetor, 1991 | |
Paraprirë nga | Moikom Zeqo |
Pasuar nga | Vath Koreshi |
Ministër Shteti pranë Kryeministrit | |
Në detyrë 28 tetor, 1998 – 15 janar, 2000 | |
Paraprirë nga | Maqo Lakrori (sekretar shteti për integrimin euroatlantik) |
Pasuar nga | Ilir Zela |
Të dhëna vetjake | |
U lind më | 5 dhjetor, 1957 Manati, Republika Popullore e Shqipërisë |
Nënshtetësia | Shqiptar |
Punësimi | gazetar |
Preç Zogaj (Manati, 5 dhjetor 1957) është politikan, gazetar dhe letrar shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Lindi në Manati të Lezhës më 5 dhjetor 1957. Mbaroi Fakultetin Histori-Filologji, dega gjuhë-letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Gjatë viteve 1976-78 qe punëtor në kooperativë. Më 1978-1981 kreu shërbimin e detyrueshëm ushtarak. Më 1981-1983 punoi mësues në Velë të Lezhës. Më 1983-1989 punoi si gazetar pranë organit "Zëri i Rinisë". Më 1989-90 punoi si shef i prozës së shkurtër në shtëpinë botuese shtetërore "Naim Frashëri".
Themelues i RD-së dhe njëri prej nismëtarëve të Partisë Demokratike. Më 1991-1992 deputet i PD-së, në qeverinë Bufi pati portofolin e ministrit të Kulturës. Më 1992 themeloi partinë Aleanca Demokratike dhe më pas, më 1993-1997, drejtor shtypit i saj.
Më 1997-1999 qe këshilltar i Presidentit Rexhep Meidani dhe më 1999-2000 ministër shteti pranë kryeministrit Ilir Meta.
Më 2005-2009 deputet i Partisë Demokratike.[1]
Gjate viteve '90 ishte kryeredaktor i gazetes Koha Jone, te botuar ne Tirane.
Tituj të veprave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Emrat tuaj (1985) [2]
- E pakrye (1987) [2]
- Njëri nga ata (1987) [2]
- Vonesa - novela e tregime, (1989) [2]
- A thua do të vish duke qeshur (1989) [2]
- Shëtitorja - novela, (1990) [2]
- Qielli i gjithkujt - poezi, 1991
- Agjenti i gjyshit - roman, 1993
- Pa histori - roman, 1993
- Këmbësor në qiell - poezi, 1994
- Rënia e zgjedhjeve - esse, 1997
- Kalimi - poezi, 1999
- Paradhoma e një presidenti - 2001
- Nga hiri - 2003
- Pas Erës së Re - poezi, 2004
- Finalja - 2004
- Kufiri - roman, 2007
- Gjallë unë pashë - poezi, 2008
- Gjyshi i tmerrshëm - roman, 2009
- Intuicionet e tranzicionit 1 - 2009
- Të gjithë nëpër vendet e tyre - 2010
- Nuk ndodh asgjë veç dashurisë... - poezi, 2010
- Ngjarje në tokë - poezi të zgjedhura, 2011
- Në kërkim të zgjedhjeve të humbura - esse politike, 2012
- Fundi, një fëmijëri tjetër - poezi, 2013
- Fillimet - ngjarje, dëshmi, kronikë, refleksione nga vitet '90-'92, 2014
- Ushtrimet e malankolisë - poezi, 2016
- In love - njëqind e një poezi dashurie, 2017
- Anjeza nuk u zgjua - roman, 2019
- Një e tretë, dashuria - poezi, 2021
- Bija e vjetër e nënës së re - novelë, 2021
- Nata - roman, 2023
- Në çdo pasqyrë na sheh mëkati - poezi të zgjedhura, 2024
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 260. ISBN 9789994356225.
{{cite book}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c d e f Gjovalin shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut
Ky artikull është i cunguar. Ju mund të ndihmoni Wikipedian duke e zgjeruar atë. |