Teodor Keko

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Teodor Keko.jpg

Teodor Keko (2 shtator 1958 - 22 gusht 2002[Cito burimet]) ka qenë shkrimtar dhe publicist shqiptar. Teodor Keko lindi në Tiranë. Prindërit e tij ishin regjisorët e kinematografisë Endri dhe Xhanfize Keko. Ndoqi studimet e larta në Universitetin e Tiranës në degën e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe. Në fillimet e tij punoi si gazetar në gazetën letrare “Drita”, dhe në gazetën e përditshme “Koha jonë”, më vonë ka punuar në gazetën “Aleanca” si redaktor. Për një periudhë kohe ka qenë pjestar i Parlamentit shqiptar. Teodor Keko i filloi publikimet e tij në vitin 1980 dhe është autor i 15 volumeve në zhanre të ndryshme si, poezi, dramë, novelë si dhe tregimeve të shkrutra.

Krjimtaria[redakto | redakto tekstin burimor]

Në mes të tjerash publikime të Teodor Kekos janë:

  • “Loja” 1990
  • “Lajmëtarja e vdekjeve” 1991
  • “Pretenca”1994
  • “Shënimet e një gruaje” 1995
  • “12 Shejtore nje profet dhe disa njerez” 1997
  • “Prostituta” 1997
  • “Made in Albania” 1998
  • “Hollësira fatale” 2001.
  • Poezi - 2013


Burime[redakto | redakto tekstin burimor]