Nokë Sinishtaj
Ndue Sinishtaj | |
---|---|
U lind më | 24.08.1944 Këshevë, Mal i Zi |
Emri i letrave | Antonio Sinishtaj |
Nokë Ndue Sinishtaj (24 gusht 1944) është Shqiptarë nga Mali i Zi, poet, përkthyes dhe ish prift katolik.[1]
Jetëshkrimi
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Nokë (Ndue) Sinishtaj ka lindur më 24 gusht 1944, në fshatin Këshevë të Grudës, pjesa e Malësisë së Madhe që i takon Malit të Zi, rreth 7 km në largësi të qytezës së Tuzit. Pseudonimin Nokë, e merr nga prindërit e tij, një pseudonim që në fakt në zonë të Malësisë së Tuzit është emër pasi emri Ndue në këto anë njihet si Nua apo Nokë. I takon një familjeje të madhe, familjes së Shytajve e cila numëronte rreth 60 anëtarë që mblidheshin të gjithë në të ashtuquajturën “Kulla e Shytajve”. Ai është fëmija i katërt me rrallë nga trembëdhjetë fëmijët e familjes Sinishtaj. Ndërsa jeta baritore, do të ishte edhe mjeti kryesorë për mbijetesë, profesion të cilin edhe vetë Noka do ta ushtronte në fëmijëri.[2]
Formimi intelektual
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkollën fillore e filloi në Kshevë dhe Tuz me mësues që flisnin të folmen e Malësisë së Madhe, për të vazhduar drejt një kryeqendre siç është qyteti i Zarës dhe ai i Pazinit ku përfundoi gjimnazin klasik. Nga qendrat ballkanike si Zagrebi dhe Rijeka ku fillon studimet për teologji, Noka, merr rrugën drejt një qendre të madhe evropiane siç ishte Firenca e Italisë ku edhe diplomohet për teologji. Për Nokën dhe familjen e tij, ishte një nder i madh emërimi meshtarë dhe rikthimi i tij në vendlindje, në mes bashkëvendësve të vet. Për plotë pesë vite, do të shërbente si meshtarë në Guci, Tuz dhe në Hot. Gjatë shërbimit si meshtarë, njihet për aftësitë e tij oratorike apo të predikimit kishtarë. Mirëpo, pas pesë viteve, ai le zhgunin e meshtarit për të krijuar familjen e tij me të cilën jeton edhe sot në Zvicër. Shumë pas largimit nga meshtaria, pikërisht në vitin 2000, ai boton një libër në prozë, njëlloj ditari autobiografik, ose mund ta quajmë edhe si një rrëfim arsyetues për aktin e bërë. Ky libër titullohet “Rrëfimet e një prifti të rebeluar” . Në këtë libër publicistik që nuk i arrin as njëqind faqe, Noka rrëfen problemet me të cilat ai takohet gjatë misionit të meshtarit. Në bazë të atyre që shkruan, Noka dëshpërohet nga sjelljet armiqësore brenda klerit dhe padrejtësitë që i bëhen aty. Kjo do të ishte edhe arsyeja që ai përfundimisht do të largohej nga meshtaria por assesi nga besimi në Zotin.
Mirëpo Noka nuk mjaftohet vetëm me kaq sa i përket formësimit të tij intelektual pasi ai në vitin 1975 regjistroi Filozofinë dhe Letërsinë Italiane në Universitetin e Friburgut ku u diplomua në vitin 1981. Aktualisht punon përkthyes në Lucernë të Zvicrës dhe shquhet në profesion të tij prej përkthyesit pasi edhe sot si i pensionuar është i angazhuar si përkthyes në Gjyqin e Lucernit. Ai është një poliglot i shquar i cili përveç gjuhës shqipe, flet gjuhën Serbe, Kroate, Latine, Gjermane dhe italiane. Fillimi i jetës si një bari në fshatin malorë të Kshevës, mes përrallave, fjalëve të urta, ligjeve kanunore dhe traditës malësore, për Nokën do të jetë vendimtar. Fyelli i Çobanit do ta ndjek për gjithë jetën si një muzikë e ëmbël e shpirtit. Natyra e egër, tereni malorë i mbushur me thepa gurësh, gjuha e vjetër e dialektit gegë, do të flinin thellë në shpirtin e tij sa që për gjithë jetën. Noka do t’i mbesë besnik vetëm të folmes së vjetër malësore, të përzier me sllavizma e turqizma, të mbushur me kalke e huazime por duke i shtuar edhe disa latinizma qëllimisht për të treguar se gjuha shqipe, është gjuhë që ka duruar gjithë këto pushtime por që ka mbijetuar si një hero. Vendet ku Noka do të vazhdonte studimet, qoftë shkollën e mesme në Zarë dhe Pazin; teologjinë në Rijek, Zagreb dhe Firence deri në Friburg të Zvicrës ku do të diplomohej për Letërsi dhe Filozofi, do t’i mundësonin që atë natyrë të egër malësore, atë dije të pastër dhe të zjarrtë, ta vinte në funksion të lapsit për të krijuar art. Një art të butë, plot dhimbje dhe figura stilistike aq të forta e të pikturuara sa që do t’i krahasoja me pikturat e mikut të tij, piktorit Ibrahim Kodra.[3]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Veprat në gjuhën Shqipe:[4]
- "Mogilat e Kshevës” (1976)
- “Te varret e Kshevës”, poezi (1976)[5]
- “Syri i ngujuar”, poezi (1998)
- “Në vend të epitafit”, poezi (2002)
- "I vetmuar, në kopshtin tim, qaj për të afërmit e mi",(2002)[6]
- “Spirale”, poezi (2003)
- “Rekuiem për fshatin tim”, poezi (2005)
- “Tetë letra të Martin Camaj”, (2000)
- “Nga sergjeni i harruar”, poezi (2007)
- “Rrefimet e një prifti të rebeluar”, publicist (2000)[7]
- ”Kupa e thyer e heshtjes”,poezi (2010)[8]
- “Nën arkada të universit”,poezi (2013)
Veprat në Kroatisht :
- “More mira u nemiru” (“ Deti i paqës në trazim”), poem (1974)
- “Nerastoceni mir” (“Qetësia e patrazuar”), poem (1974)
- "Dubrovnik", poem (1974)
- "Apokalipsa Paska s Prokletia", novel (1977)
Veprat në Italisht
- "Rimani amica", poezi (1977)
Vepra në Gjermanisht
- "Eingeëickelt in sein Schëeisstuch", poezi (1994)
Burimi i të dhënave
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 24 dhjetor 2013. Marrë më 22 dhjetor 2013.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja) - ^ http://nokesinishtaj.weebly.com/biografia.html
- ^ http://nokesinishtaj.weebly.com/jeta-dhe-veprimtaria.html
- ^ http://www.malesia.org/ne-vend-te-urimit-te-100-vjetorit-te-pavaresise-se-shtetit-shqiptare/#.Ura7jNJDtCg
- ^ http://books.google.me/books/about/Te_vorret_e_Kshev%C3%ABs.html?id=JnloHAAACAAJ&redir_esc=y
- ^ http://www.bksh.al/adlib/scripts/wwwopac.exe?DATABASE=catalo&OPAC_URL=/adlib/beginner/index_al.html&LANGUAGE=1&%250=200142550&LIMIT=50
- ^ http://books.google.me/books/about/Rr%C3%ABfimet_e_nj%C3%AB_prifti_t%C3%AB_rebeluem.html?id=HjZdkgAACAAJ&redir_esc=y
- ^ malesia.org.uk/doc/malesia_5.doc