Dhimitër Shuteriqi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Dhimitër Shuteriqi
Fotoporteti
Emri Dhimitër Shuteriqi
Lindur më 1915
Lindur në Elbasan
Vdiq më 22 korrik 2003
Kombësia Shqiptare
Profesioni Shkrimtar

Dhimitër Shuteriqi (Elbasan, 1915 - 22 korrik 2003) ka qenë publicist, partizan i Frontit Nacional-ÇlirimtarLuftën e Dytë Botërore, punonjës, bashkëthemelues dhe drejtues i Lidhjes së Shkrimtarëve (1954-'73), deputet i Kuvendit Popullor (1950-'74), shkrimtar dhe historian i letërsisë shqiptare.

Biografia[redakto | përpunoni burim]

U lind në Elbasan në një familje intelektuale, i biri i Simon Shuteriqit, pjesëmarrës në Kongresin e Manastirit dhe atë të Elbasanit, si dhe një ndër themeluesit e Normales.[1] Dhimitri ndoqi mësimet në Liceun e Korçës dhe më pas shkollimin e lartë e ndoqi në Universitetin e Grenoblit dhe Lionit, në Francë. Më 1942-1943 jepte mësim në Elbasan;[2] më 12 maj 1943 u zgjodh sekretar i këshillit krahinor nacionalçlirimtar për komitetin qarkor të Elbasanit.[3]

Më 2 mars 1946 në Drejtorinë e Shtypit dhe Propagandës pranë Ministrisë së Shtypit, Propagandës e Kulturës Popullore, u krijua një komision që ngarkohej «për t'u dhënë liri qarkullimi» librave të botuar deri në atë kohë në Shqipëri, pjesë e të cilit ishte edhe Shuteriqi si themelues e punonjës i Lidhjes së Shkrimtarëve.[4] Më 1947 u emërua drejtor i Institutit të Lartë Pedagogjik. Më 1950 u zgjodh deputet i Kuvendit Popullor deri më 1974 si përfaqësues i rrethit të Gramshit në fillim e më pas i Elbasanit.[5] Më tej nga 1954 drejtoi për 19 vite me radhë organizatën e Lidhjes së Shkrimtarëve,[6] edhe pasi u riorganizua në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve më 1957.[7]

Si pasojë e revolucionit kulturor, më 1973 u denoncua si shumë të tjerë si borgjez, revizionist e dekadent.[7] Gjithashtu i dhanë vërejtje për tregimin "E vërteta lakuriq" botuar në gazetën "Drita" më 8 shtator 1974, të cilat i pranoi.[8]

Vepra[redakto | përpunoni burim]

Tjetërsimi i veprës intelektuale[redakto | përpunoni burim]

Ilo Mitkë Qafëzezi ndihmoi Shuteriqin për studimet e letërsisë së vjetër shqipe, më pas u akuzua nga studjuesi paleograf korçar[9] për shfrytëzimin pa kriter dhe pa leje të dorëshkrimeve të tij që gjendeshin në Institutin e Historisë që në kohën e luftës[10] pa ia cituar "pronjërinë intelektuale". Shuteriqi nuk e paraqiste me akribinë shkencore dhe të së drejtës ndihmën e Qafëzezit, pikë së pari, për studimet me karakter peigrafik të shkrimtarëve të vjetë shqiptarë, sidomos të shkollës së Voskopojës (Kavalioti, Dhanili, Berati).[11]

Titujt e veprave[redakto | përpunoni burim]

Referencat[redakto | përpunoni burim]

  1. ^ Xhevat Lloshi (2008), Rreth alfabetit të shqipes: me rastin e 100-vjetorit të Kongresit të Manastirit, Logos-A, f. 65, 75–76,  9789989582684 
  2. ^ Elsie, Robert (2005). Albanian literature: a short history. I.B.Tauris. f. 193.  978-1-84511-031-4. 
  3. ^ Dervishi, Kastriot (2016). Lëvizja komuniste në vitet 1924-1944 dhe formimi i PKSH-së. Tiranë: 55. f. 204.  9789928106384. 
  4. ^ Qazimi, Azem (2012). Procesi i asgjësimit të fesë në komunizëm. Tiranë: Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. f. 19.  9789928168030. 
  5. ^ Istrefi, Diana (2005). "Ligjvënësit shqiptarë 1920-2005" (PDF). parlament.al. Tiranë. f. 15–16. 
  6. ^ "Dhimitës S. Shuteriqi". akad.gov.al. Akademia e Shkencave e Shqipërisë. 
  7. ^ a b "Kadri Hazbiu pështyu kur lexoi "Dimrin e vetmisë së madhe"". Press reader. Gateza Shqiptare. 9 nëntor 2011. Marrë më 30 shtator 2017. 
  8. ^ Jakup Mat (5 gusht 2015). "Letra e prokurorit që kryqëzoi shkrimtarin Dhimitër Shuteriqi: e denoncoi te Ramizi". panorama.com.al. Panorama. 
  9. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. f. 87.  978-9928-168-12-2. 
  10. ^ Ndoja 2013, p. 94.
  11. ^ Ndoja 2013, p. 96.