Jump to content

Aranitët

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Stema e familjes Arianiti
Zotërimet e familjeve fisnike mesjetare shqiptare Topia, Arianiti dhe Gropa (fundi i shekullit XIV)
Principata e Muzakajve dhe Shteti i Arianitëve (shekulli XV)
Epitafi i Gllavenicës

Aranitët ose Arianitët kanë qenë një familje fisnike arbërore që zotëronte vise të shtrira në Arbëri dhe vendet përreth nga shek. XI deri në XVI. Zotërimet e tyre shtriheshin përgjatë luginës së Shkumbinit dhe Via Egnatia e deri në qytetin e sotëm të Manastirit.

Origjina e mbiemrit Arianiti është e paqartë dhe për sqarimin e tij janë propozuar teori të ndryshme duke filluar nga derivimet e ndryshme antroponomastike dhe toponimike të fjalës indo-evropiane arya deri te emri i një fisi të vogël ilir, Armistët (Armistae).[1] Emri "Ar[i]anit" konsiderohet se ka qenë me origjinë shqiptare [2] ose mbase edhe iraniane.[3] David Arianites mbahet ndonjëherë si i pari i Arianitëve, por i pari i pakontestuar është Aleks Arianiti, ndër baronët arbërorë që konsideroheshin pari e vendit nga Anzhuinët.[1]

Më 2011 u botua në Tiranë vepra e Dhimitër Shuteriqit "Arianitët: historia - gjenealogjia - zotërimet", vepër të cilën ai vetë e vlerësonte të papërfunduar për mungesë dokumentacioni si dhe privimit që iu bë për kërkime nëpër arkiva pas 1974. Vepër kjo që ka përqasje elokuente me Das ende der Araniten (shq. I fundmi i Aranitëve) e Franz Babinger, e vitit 1961.[4]

  • David Arianiti, fisnik bizantin me tituj patrikios, doux, strategios dhe katepanó;
  • Kostandin Arianiti, luftëtar i ushtrisë bizantine
  • Gjon Arianiti, aristokrat bizantin
  • Aleks Arianiti, sebast, aleat i Anzhuinëve
  • Gulielm Arianiti, protolegator
  • Gjergj Arianiti, patron i Epitafit të Gllavenicës
  • Matrëng Arianiti
    • Zanfina Arianiti, martoi Gjin Muzakën I, Princi i Tomorricës dhe Kastorias
      • Andrea Muzaka III, Princi i Devollit, martoi Kirana Zenebishin, Princesha e Grabosës
        • Gjin Muzaka II, Princi i Devollit, Princi i Beratit, martoi Kirana Zardarin
          • Muzakajt
        • Teodor "Koronë" Muzaka III, Princi i Beratit dhe Myzeqes, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
          • Muzakajt
        • Maria Muzaka, martoi Gjergj Arianitin, i afërmi i saj
        • Helena Muzaka, martoi Princ Filipin, fisnik në Raguzë
      • Matrëng Muzaka, Princi i Gorës
        • Gjin Muzaka, Princi i Gorës
          • Muzakajt
      • Vlash Muzaka
        • Bogdan Muzaka
        • Gjin Muzaka
        • Kostandin Muzaka
        • Teodor Muzaka
        • Gjon Muzaka
        • një bijë e panjohur, martoi Kostandin Miserrin, Princi i Gramshit
        • Teodora Muzaka, martoi Pal Zardarin, Princin e Zardarisë
      • Bogdan Muzaka
        • Gjin Muzaka, Princi i Mëlovës
      • Laldi Muzaka
        • Andrea Muzaka, martoi Teodora Zardarin
      • Helena Muzaka, martoi Ajdin Klopin, Princin e Vreshtasit
        • Haxhi bej Klopi
        • Hasan bej Klopi
        • Dhespina Klopi, martoi Ali bejin
      • Kondisa Muzaka, martoi Sylejman bejin
        • Andri bej
        • Ali bej
      • një Muzaka i panjohur
        • Andrea Muzaka "Qorri", Princi i Kopës, martoi Komita Matrëngun
          • Muzakajt
        • Pjetër Muzaka, martoi Angjelinën
          • Muzakajt
  • Komnen Arianiti Shpata, Princi i Shpatit, martoi bijën e Nikoll Zaharisë
    • Gjergj Arianiti, Princi i Kaninës dhe Sopotit, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës, martoi Maria Muzakën, më pas martoi Pietrina Frankonen, fisnike italiane
      • me Maria Muzakën:
      • Andronika "Donika" Arianiti, Zonja e Arbërisë, martoi Gjergj Kastrioti "Skënderbeun", Zotëruesi i Arbërisë
      • Vojsava Arianiti, martoi Ivan Gjurashin, Princi i Zetës
      • Kirana Arianiti, martoi Nikollë Dukagjinin II (kushëririn e parë)
      • Helena Arianiti, martoi Gjergj Dukagjinin III
      • Dhespina Arianiti, martoi Tanush Dukagjinin IV
      • Angjelina Arianiti, Despotesha e Serbisë, "Nënë e Nderuar" e Kishës Ortodokse Serbe, martoi Stefan Brankoviqin, Despotin e Serbisë
      • Komita Arianiti, martoi Gojko Balshën, Princi i Mizisë, nipi i Skënderbeut, themeltar i Besëlidhjes së Lezhës
      • Katerina Arianiti, martoi Andrea Shpanin, më pas martoi Nikolo Bokalin, Baroni i Moresë
      • me Pietrina Frankonen:
      • Maria Arianiti, martoi Bartolomeo Xhiupo dello Rovere, fisnik i Gjenovës
      • Teodora Arianiti, spekuluar të ketë përfunduar si Gylbahar Hatun, konkubina e Mehmetit II
      • Kostandin Arianiti
      • Aranit Arianiti
      • Tomas Arianiti
    • Muzakë Arianiti, Princi i Dibrës, martoi Vojsavën
      • Moisi Golem Arianiti, Princi i Dibrës dhe Librazhdit, komandant i ushtrisë së Skënderbeut, martoi Zanfina Muzakën
        • Çezar Komnen Arianiti
          • Xhiovana Arianiti, martoi Paolo Brankakion, patricien i Napolit
        • Dhespina Arianiti, martoi Stanish Kontin, vëllai i Vrana Kontit
          • Andronika Konti, shoqëruese e Kristinës së Danimarkës
        • Jella Arianiti, martoi Kolë Dukagjinin, më pas martoi Sinan bej Muzakën
          • Lekë Dukagjini IV
            • Nikollë Dukagjini
            • Maria Dukagjini
            • Franceska Dukagjini
          • Shtjefën Dukagjini
            • Pal Dukagjini
            • Lekë Dukagjini
    • Vladan Arianiti, Princi i Çermenikës, martoi Angjelina Kastriotin, motrën e Skënderbeut
      • Muzakë Arianiti, Princi i Pajovës, Murrasit dhe Belshit, martoi Maria Muzakën
        • Porfida Arianiti, martoi Xhulio Valignanin, krye-kalorësin e Xhoanës së Aragonit
          • Xhiovani Giakomo Valignani
            • Antoni Valignani
            • Jul Cezar Valignani
          • Jeronim Valignani
          • Ipolita Maria Valignani, martoi Baron del Tolfa
          • Xhoana Valignani, martoi Xhiovani Vincenzo Brankazo
    • një bijë e panjohur, martoi Pal Dukagjinin
      • Nikollë Dukagjini II, martoi Kirana Arianitin (kushërirën e parë)
        • Dukagjinët
      • Lekë Dukagjini
      • Progon Dukagjini
      • Gjergj Dukagjini
  • Babinger, Franz (1960). Das Ende der Arianiten (në gjermanisht). Munich: Bayerische Akademie der Wissenschaften. OCLC 876478494.
  • Frashëri, Kristo (1964). The history of Albania: a brief survey. Shqipëria: Tirana. OCLC 230172517. Marrë më 23 janar 2012. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Anamali, Skënder (2002). Historia e popullit shqiptar në katër vëllime. Vëll. I. Botimet Toena. OCLC 52411919.
  • Harris, Jonathan (2013), 'Despots, emperors and Balkan identity in exile’, Sixteenth Century Journal 44, pp. 643–61
  • Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia- Gjenealogjia -Zotërimet. Toena. ISBN 978-99943-1-729-5. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Schramm, Gottfried (1994). Anfänge des albanischen Christentums: die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen. Rombach. ISBN 9783793090830. Marrë më 30 gusht 2012. Ja, schon früher war einer arbanitischen Familie offenbar der Aufstieg in die Reichsaristokratie gelungen, wenn mit Recht aus dem Namen der Familie der Arianitai auf albanischen Ursprung geschlossen wurde. Der Patrikios David Arianites sah sich ... {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Polemis, Demetrios I. (1968). The Doukai: A Contribution to Byzantine Prosopography. London, United Kingdom: The Athlone Press. fq. 103. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Fishta, Gjergj; Elsie, Robert; Mathie-Heck, Janice; Centre for Albanian Studies (London, England) (2005). The highland lute: (Lahuta e malcís) : the Albanian national epic. I.B.Tauris. ISBN 978-1-84511-118-2. Marrë më 9 dhjetor 2010. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  1. ^ a b Shuteriqi, Dhimitër (2012). Zana Prela (red.). Aranitët: Historia - Gjenealogjia - Zotërimet. Toena. fq. 20–9, 50–1. ISBN 978-99943-1-729-5.
  2. ^ Schramm, Gottfried (1994). Anfänge des albanischen Christentums: die frühe Bekehrung der Bessen und ihre langen Folgen (në gjermanisht). Rombach. ISBN 9783793090830. Ja, schon früher war einer arbanitischen Familie offenbar der Aufstieg in die Reichsaristokratie gelungen, wenn mit Recht aus dem Namen der Familie der Arianitai auf albanischen Ursprung geschlossen wurde. Der Patrikios David Arianites sah sich ...
  3. ^ Polemis, Demetrios I. (1968). The Doukai: A Contribution to Byzantine Prosopography (në anglisht). London, United Kingdom: The Athlone Press. fq. 103.
  4. ^ Ndoja, Leka (2013). Tjetërsimi i veprës intelektuale gjatë komunizmit në Shqipëri. Tiranë: ISKK. fq. 154. ISBN 978-9928-168-12-2.