Gjekë Marinaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Stampa:Kutia Shkrimtar

Gjëkë Marinaj është poet, përkthyes, dhe kritik letrar shqiptaro-amerikan.[1] Aktualisht banues në Amerikë, ai ka qenë kryetar i shoqatës së shkrimtarëve shqiptaro-amerikan, themeluar në vitin 2001[2] dhe ka botuar disa libra me poezi. Në vitin 2008, Marinajt iu akordua çmimi letrar Pjetër Arbnori nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.[3]

Jeta e hershme dhe karriera[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Gjekë Marinaj u lind në vitin 1965 në fshatin Brrut të komunës së Malësisë së Madhe, në Veri të Shqipërisë. Në gusht të vitit 1990, Marinaj botoi një poezi satirike antikomuniste titulluar "Kuajt" dhe i përballuar me arrestim të pashmangshëm më 12 shtator, 1990, Marinaj mënjanoi autoritetet me arratisjen e tij përtej kufijve shqiptaro-jugosllav, duke qëndruar më parë në Jugosllavi e më vonë duke shkuar në Amerikë.[4][5] Arriti në San Diego, në qershor të 1991, pastaj u shpërngul në Richardson të Teksasit, ku kreu shkencat e përgjithshme (Associate in Science) në Brookhaven College. Marinaj i vazhdoi më tej studimet në Universitetin e Teksasit në Dallas dhe u diplomua në degën e Letërsisë botërore në vitin 2006, kur iu akordua edhe grada shkencore Magna Cum Laude. Në të njëjtin universitet mbaroi edhe Masterin, në të njëjtin subjekt, në vitin 2008. Aktualisht është duke punuar në gradën Ph.D, në Letërsi, po në Universitetin e Teksasit në Dallas. Marinaj jep mësim gjuhën dhe komunikimet Angleze si dhe letërsinë botërore në Richland College, që nga viti 2001.[6]

Librat e botuar[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marinaj ka botuar përmbledhje me poezinë e vet, përmbledhje me punime publicistike dhe me kritikë letrare. Tre librat e tij me poezi përfshijnë "Mos më ik larg", "Infinit" dhe Lutje në ditën e tetë të javës.[7]

Përveç botimit të poezive të veta, ai botoi edhe një libër me intervista autoriale titulluar "Ana tjetër e pasqyrës" një libër me publicistikë titulluar "Ca gjëra nuk mund të mbeten sekret" dhe një libër me kritikë letrare me titullin "Protonizmi: nga teoria në praktikë".

Çmimet dhe vëmendja e kritikës[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Marinaj ka qenë fitues i Çmimit Pjetër Arbnori në letërsi akorduar nga QNK, institucion në varësi të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në vitin 2008.[5]

Burim i të dhënave[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ Shin Yu Pai (21 korrik 2007). "EDITOR'S NOTE". Locuspoint. Marrë më 17 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  2. ^ Justin Stock (18 janar 2011). "Albanian-Americans Unite Through Love of the Written Word". StamfordPatch. Arkivuar nga origjinali më 22 korrik 2012. Marrë më 17 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  3. ^ "Professor and Student Cross the Balkans for Poetry". The University of Texas at Dallas. 23 qershor 2011. Marrë më 17 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ Shefqet Dibrani (15 dhjetor 2003). "Sfidat e intelektualit". Bota Sot. Marrë më 18 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ Jenni Gilmer (16 janar 2009). "This week's RLC update – Marinaj awarded literature prize". Richland College - Media & Newsroom. Arkivuar nga origjinali më 5 gusht 2012. Marrë më 19 prill 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ ATLA. "Public Profile". ALTA. Arkivuar nga origjinali më 8 nëntor 2012. Marrë më 1 maj 2012. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)

Lidhje të Jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]