Shko te përmbajtja

Fatos Arapi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë

Fatos Arapi (Vlorë, 19 korrik 1929 - Tiranë, 10 tetor 2018) ishte një poet, novelist, përkthyes dhe gazetar shqiptar. Shkrimet e Arapit janë çmuar shumë nga lexuesit dhe bashkëkohësit e tij, për të cilat ka marrë çmime të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

U lind i biri i Tol Stavre Arapit[1] në Zvërnec, pranë qytetit të Vlorës, ku kreu shkollimin fillor dhe të mesëm. Studimet e larta i ndoqi në SofieBullgarisë për ekonomi, më pas u kthye të punonte në Tiranë si gazetar dhe lektor për letërsinë moderne shqipe.[2] Puna e tij e parë ishte në vitin 1953 në Komisionin e Planit të Shtetit si Kryetar i Degës së “Artizanatit dhe Industrisë Lokale”. Në vitin 1954 ai u transferua në Teknikumin Financiar si mësues i asaj shkolle (Qyteti i Nxënësve) ku dha lëndët: Statistikë, Planifikim dhe Ekonomi Politike. Ai ka punuar pedagog i Ekonomisë në Institutin Bujqësor, po kështu gjatë viteve 1959 – 1966 ka qenë pedagog i Ekonomisë Politike në Institutin e Lartë Ekonomik të Tiranës.

Në vitin 1966 u dërgua në qarkullim, në Vlorë, ku punoi si mësues i shkollës tetëvjeçare “Ismail Qemali”, rreth katër vjet (mars 1966 – gusht 1969). Në vitin 1971 ai u emërua pedagog në Fakultetin Histori–Filologji, Universiteti i Tiranës. Në vitin 1973 (pas Plenumit IV) u dërgua në shkollën e mesme të natës “Sami Frashëri”, Tiranë, ku qëndroi 10 vjet deri më 1983.[3]

Në vitet 1962 e 1966 botoi vëllimet "Shtigje poetike" dhe "Poezi dhe vjersha". U kritikua më 1973 për vëllimin Drama e një partizani pa emër, qëndroi për shumë kohë gati në heshtje deri më 1989.[2][4]

Në vitin 2008 e fitoi ,,Kurorën e artë,, në manifestimin poetik Mbrëmjet e poezisë strugane dhe është i pari poet shqiptar që e ka fituar këtë shpërblim.

  • Shtigje poetike, 1962
  • Partizani pa emër, 1962
  • Poema dhe vjersha, 1966
  • Ritme të hekurta, 1968
  • Patat e egra, 1969
  • Dhjetori i shqetësuar, 1970
  • Kaltërsira, 1971
  • Dikush më buzëqeshte, 1972
  • Poezi të zgjedhura, 1974
  • Drejt qindra shekujsh shkojmë, 1977
  • Shokët, 1977
  • Fatet, 1979
  • Poezi, 1983
  • Cipa e borës, 1985
  • Deti në mes, 1986
  • Këngë të moçme shqiptare, 1986
  • Fjalë për poezinë, 1987
  • Duke dalë prej ëndrrës..., 1989
  • Ku shkoni ju statuja, 1990
  • Dafina nën shi, 1991
  • Ne, pikëllimi i dritave, 1993
  • Unë vdiqa në brigjet e Jonit, 1993
  • Më vjen keq për Jagon : poezi, 1994
  • Çezari dhe ushtari i mirë Shvejk, në front diku, 1995
  • Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike, 1996
  • Kujtohem që jam, 1997
  • Gjeniu pa kokë, 1999
  • Më duhet një gjysmë ëndrre, 1999
  • Kush ishte Vllas Arapi, 2000
  • Gjeniu me kokë të prerë, 2000
  • Antologji personale, 2001
  • Çështja shqiptare dhe kriza ballkanike, 2001
  • Vëllezër hamletë, 2001
  • Nuk shitet shpirti në tetor, 2002
  • Eklipsi i ëndrës, 2002
  • Na ishte një almë, 2002
  • Ah, sikur të isha një përrallë, 2003
  • Në Tiranë kur s'ke ç'të bësh..., 2003
  • Shëtitje pa veten, 2005
  • Horrat e ndershëm, 2007
  • E sajoi reja zogun e furtunës, 2012
  • Më jepni një emër : poezi të zgjedhura 1962-1989, 2014
  • Në kaq pak Tiranë : poezi të zgjedhura 1990-1996, 2014
  • Një buzëqeshje e pabesueshme : poezi të zgjedhura 2005-2010, 2014
  • Urna e vogël : poezi të zgjedhura 1997-2003, 2014


  • Këngë për njeriun, Nikolla Vapcarov, 1981;
  • Poezi, Pablo Neruda, 1989;
  • Safo, 1990;
  • Antologji e poezisë turke të shekullit XX, 2001.
  1. "Shuhet shkrimtari i njohur Fatos Arapi". Shqiptarja.com. 11 tetor 2018.
  2. 1 2 Elsie, Robert (2010). Historical Dictionary of Albania (në anglisht). Rowman & Littlefield. fq. 16. ISBN 9780810861886.
  3. Bardhyli, Alda (26 prill 2017). "Fatos Arapi, poeti është ende në qytet". "Shqip".
  4. Marcel Cornis-Pope, John Neubauer (2004). History of the Literary Cultures of East-Central Europe: Junctures ..., Volume 3 (në anglisht). John Benjamins Publishing. fq. 233. ISBN 9789027234551.
  5. https://www.bksh.al/search/Fatos%20Arapi/