Muçi Zade
Muçi Zade (nga osmanishtja: I biri i Muçit) është autori i vargjeve më të vjetra të njohur shqipe të shkruar në shkrimin arab. Bejtja e shkruar prej tij dikton fillimin e zhanrit të bejtexhinjve si dhe të parin shkrim të dialektit toskë brenda Shqipërisë.
Jeta[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
Për jetën e Muçi Zades nuk dihet asgjë ndërsa e vetmja poemë e mbetur prej tij është ajo "Imzot, mos më lerë pa kahve" (shqipe e sotme: Imzot, mos më lër pa kafe) dhe që ai ishte në një moshë të vjetër në kohën kur e shkroi atë.[1]
Poema është marrë nga një dorëshkrim i zbuluar në Korçë dhe i cili daton në vitin 1724[2] ose 1725[1]. Vargu i nëntë i poemës përmban datën 1137H, në shqip dhe turqisht.
“ | Sene bin yüz otuz yedi, shkrova tarih për një çudi. Në shqipen e sotme: |
” |
Në këtë poemë 17 strofash, të shkruar me vargje tetërrokëshe me një rimë AAAB, autori vajton mos pasjen e kafesë për të prishur agjërimin në çastin e perëndimit të diellit gjatë muajit të shenjtë të myslimanëve, Ramazanit.[1][3]
Poema është teksti më i vjetër shqip i shkruar me shkrimin arab që ka arritur të mbijetojë.[4] Gjithashtu është dhe vargu më i vjetër i shkruar në dialektin toskë në Shqipëri.[4] Studimi më i hershëm i poemës është bërë nga Osman Myderrizi në vitin 1955, i publikuar në Buletinin e Shkencave Shoqërore me titullin "Letërsia Shqipe në Alfabetin Arab".[4]
Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]
- ^ a b c Robert Elsie (Centre for Albanian Studies) (2005), Albanian Literature: A Short History, London: I.B.Tauris, f. 38, ISBN 9781845110314 Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Arshi Pipa (1978), Albanian literature: social perspectives, Albanische Forschungen, 19, München: R. Trofenik, f. 104, ISBN 9783878281061, OCLC 5281689 Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ Dhimiter Shuteriqi (1976), Shkrimet Shqipe ne Vitet 1332-1850, Tirana: Academy of Sciences of PR of Albania, f. 105-106, OCLC 252881121 Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!) - ^ a b c H. T. Norris (1993), Islam in the Balkans: Religion and Society Between Europe and the Arab World, University of South Carolina Press, f. 67, ISBN 9780872499775, OCLC 28067651 Mungon ose është bosh parametri
|language=
(Ndihmë!)