Arian Leka
Arian Leka (Durrës, 1966) është prozator, poet, përkthyes dhe botues shqiptar.
Studioi muzikë në Liceun “Jan Kukuzeli”, ku kreu për flaut. Ka kryer Fakultetin Filologjik për Gjuhë dhe Letërsi shqipe dhe ka plotësuar studimet në Firence, Itali për letërsi të re (Lettere Moderne).[1]
Vepra
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Ka botuar poezi, prozë, ese, letërsi për fëmijë. Përmendim mes së tjerash: Anija e Gjumit - poezi - dy botime, Gjarpri i Shtëpisë - roman - tre botime, Strabizëm - poezi (botim në Maqedoni), (Tiranë), Shpina e Burrit, tregime dhe novela. Ndërkohë është marre me përkthime, kryesisht nga letërsia italiane.
Është themeluesi i Festivalit të parë ndërkombëtar të poezisë POETEKA, që zhvillohet në Durrës në muajin prill të çdo viti si dhe kryeredaktor i revistës Poeteka, revistë e specializuar për poezinë dhe kulturën poetike që botohet në Tiranë një herë në tre muaj që prej vitit 2004. Është botuar e përkthyer në anglisht, gjermanisht, italisht, portugalisht, kroatisht, rumanisht, maqedonisht,
Çmime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]2000 - Çmimi i Lidhjes së shkrimtarëve për vëllimin me poezi: Anija e Gjumit, 2001 - Çmimi i Lidhjes së Shkrimtarëve për poezinë më të mirë lirike, 2002 - Çmimi special për poezinë Tetovë, Maqedoni, 2002 - Çmimi i sonetit – Kroaci, 2004 - Fitues i konkursit Evropa, atdheu ynë i përbashkët, organizuar nga MKRS për vëllimin me tregime: Shpina e burrit, 2005 - Fitues i Çmimit: “Penda e Argjendtë” për vëllimin poetik Strabizëm organizuar nga MTKRS.
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ "Arian Leka". joachim-roehm.info (në gjermanisht).
{{cite web}}
: Mirëmbajtja CS1: Gjendja e adresës (lidhja)