Teki Dervishi

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Jump to navigation Jump to search
Teki Dervishi.jpg

Teki Dervishi lindi më 16 Janar 1943Gjakovë dhe vdiq me 29 qershor 2011[1] në Prishtinë. Është shkrimtar dhe publicist shqiptar nga Kosova. Deri në vdekjen e tij ishte drejtor i gazetës ditore "Bota Sot". Pas shkollimit fillor ai i ra në sy regjimit serb të asaj kohe dhe u burgos e u dënua që në moshën 17 vjeçare, ku vuajti dënimin disavjeçar në burgjet serbe. Teki Dërvishi është ndër të burgosurit më të rinj shqiptar që vuajti në burgun famëkeq jugsollav të Goli Otokut.

Teki Dervishi gjatë gjithë jetës së tij u mor me shkrime letrare e publicistike. Është autor i rreth 90 veprave letrare artistike, romane, poezi, drama. Është autor i romaneve: Pirgu i Lartë, 1972, Padrona, 1973, Skedarët. 1974, Herezia e Dervish Mallutës, 1981, Palimpsest për Dush Kusarin, 1993. I përmbledhjes së tregimeve: Etje dhe Borë, I vëllimit të poezive Nimfa 1970, Shtëpia e Sëmurë 1978, Thashë 1981, Nimfa 1986. Ka botuar edhe këto drama: Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979, Bregu i Pikëllimit, 1985, Pranvera e Librave, 1990, Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990, Kufiri me atdhe, 1996, Vojceku, 1996, Eshtrat që kthehen vonë, 2000, Nesër nisemi për Parajsë, 1999, Ku është Populli?, 2003 si dhe i veprës me ese e kritika mbi teatrin Qan e qesh Talia 1978.

Veprat[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Romane[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Pirgu i Lartë, 1972
  • Padrona, 1973
  • Skedarët. 1974
  • Herezia e Dervish Mallutës, 1981
  • Palimpsest për Dush Kusarin, 1993

Përmbledhje tregimesh[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Etje dhe Borë

Poezi[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Nimfa 1970
  • I Varun me Vargje për Drunin e Blertë 1971
  • Shtëpia e Sëmurë 1978
  • Thashë 1981
  • Nimfa 1986

Drama[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Zbutësi i njerëzve me sy prej zymrydi, 1979
  • Bregu i Pikëllimit, 1985,
  • Pranvera e Librave, 1990
  • Zhvarrimi i Pjetër Bogdanit, 1990
  • Kufiri me atdhe, 1996
  • Vojceku, 1996
  • Eshtrat që kthehen vonë, 2000
  • Nesër nisemi për Parajsë, 1999
  • Ku është Populli?, 2003

Eseistikë[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  • Qan e qesh Talia, ese dhe kritika mbi teatrin, 1978

Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Referimet[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

  1. ^ "Ndërroi jetë Teki Dervishi, drejtor i gazetës kombëtare “Bota sot”" Archived 3 July 2011[Date mismatch] at the Wayback Machine. - Hapur me 1 korrik 2011

Shih edhe[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

Stub biografi.png Ky artikull në lidhje me Biografia është i cunguar. Mund të ndihmoni Wikipedinë duke e përmirësuar.