Shko te përmbajtja

Faslli Haliti

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Faslli Haliti
Born5 dhjetor, 1935
Lushnjë
Died16 tetor, 2020
Nationalityshqiptar

Faslli Haliti (Lushnjë, 5 dhjetor 1935 - Tiranë, 16 tetor 2020) ishte shkrimtar dhe disident shqiptar.[1]

U lind në Lushnjë më 5 dhjetor 1935. Ka mbaruar Liceun Artistik për pikturë. Është diplomuar për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës. Ka punuar mësues vizatimi dhe letërsie në Lushnjë 1961-1973. Nga viti 1973 - 1983, për gabime ideore në krijimtari dhe veçanërisht në poemën Dielli dhe rrëkerat, ka punuar si kooperativist i thjeshtë në një kooperativë bujqësore të rrethit Lushnjë e në Komunale. Gjatë gjithë kësaj periudhe konvaleshence ideologjike iu hoq e drejta e botimit. Gjatë viteve 1998-2001 ka qenë deputet në Kuvendin e Shqipërisë. Që nga viti 1969 ishte anëtar i LSHASH. Është autor i mbi 20 librave, kryesisht me poezi. U nda nga jeta më 16 tetor 2020.

Është nderuar me çmime kombëtare e ndëkombëtare. Është përfshirë në disa antologji në gjuhë të huaja si italisht, anglisht, gjermanisht, greqisht. Është dekoruar me Urdhërin Naim Frashëri të klasit III, të klasit I si dhe me Urdhërin “Naim Frashëri” i Artë. Është Qytetar Nderi i qytetit të Lushnjës. Është Nderi i Qarkut Fier. Ka fituar çmimin e madh "Poeti më i mirë i vitit" - 2017, dhënë nga Fondacioni Kulturor "Harpa".

  1. Faslli Haliti (19 janar 2019). "Unë nuk njoh ndonjë disident në socializëm". Dita. Intervistuar nga Ben Andoni. Arkivuar nga origjinali më 12 shkurt 2021. Marrë më 4 shkurt 2021.