Vath Koreshi
Vath Koreshi | |
|---|---|
| Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve | |
| Në detyrë 18 dhjetor, 1991 – 13 prill, 1992 | |
| Paraprirë nga | Preç Zogaj |
| Pasuar nga | Dhimitër Anagnosti |
| Të dhëna vetjake | |
| U lind më | 7 maj, 1936 Lushnje, Mbretëria Shqiptare 1928–1939 |
| Vdiq më | 3 shkurt, 2006 Romë, Itali |
| Nënshtetësia | Shqiptar |
| Partia politike | Partia Socialiste e Shqipërisë |
| Punësimi | mësues, nëpunës |
Vath Koreshi (Lushnjë, 7 maj 1936 - Romë, 3 shkurt 2006) ka qenë shkrimtar, skenarist dhe politikan shqiptar.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Koreshi studioi për gjuhë dhe letërsi shqipe në Universitetin e Tiranës gjatë viteve 1960-1964. Në vitet 1964-1973 punoi si gazetar tek organi "Zëri i Rinisë" dhe më pas, deri më 1977, tek gazeta kulturoro-artistike "Drita". Në vitet 1977-1983 punoi si skenarist në Kinostudion "Shqipëria e Re". Deri më 1987 qe shkrimtar në profesion të lirë.
Më 1987 nisi punë si drejtor i Drejtorisë së Arteve në Komitetin e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve deri më 1991. Më 1992 deri më 1995 drejtoi revistën "Art" dhe më pas drejtor i shtëpisë botuese "Onufri".
Si i angazhuar në politikë, ka qenë Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sporteve gjatë viteve 1991-1992. Në 2001-2005 u zgjodh deputet i Partisë Socialiste,[1]në legjislaturën XVI të Parlamentit Shqiptar.
Vepra letrare
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vath Koreshi është ndër shkrimtarët e rëndësishëm të letërsisë shqipe. Krijimtaria e tij ka qënë gjithmonë në qendër të opinionit letrar, studiuesve dhe kritikës; numërohen mbi 160 artikuj dhe studime mbi veprën e Vath Koreshit.[2] Kritika e ka cilësuar veprën e tij të një niveli të lartë artistik dhe për mesazhet filozofike që transmeton. Ai përfaqëson një profil të lartë të spikatur si tregimtar, novelist, romancier, si skenarist i shumë filmave artistikë e dokumentarë por edhe si publicist e kritik letrar. Koreshi e nisi shkrimin me gjininë e prozës së shkurtër në vitet ‘60 të shekullit të kaluar dhe e përfundoi veprimtarinë letrare me ndarjen nga jeta në vitin 2006.[2]
Tituj të veprave[3]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Kur zunë shirat e vjeshtës (tregime) - 1964
- Toka nën hijen e shtëpive (tregime) - 1968
- Dy të shtunat e Suzanës (roman) - 1971
- Ndërrimi i qiejve (tregime) - 1972
- Mars (roman) - 1975
- Tregime të zgjedhura (Seria e tregimit të zgjedhur) - 1975
- Dasma e Sakos - (novela) - 1980
- Mali mbi kënetë (roman) - 1977, përkthyer në frëngjisht: Le Mont sur le marais, Tiranë: 8 Nëntori, 1986
- Rrugë për larg, (roman) - 1985;
- Haxhiu i Frakullës, të cilit herë i është referuar si novelë e herë si roman, Tiranë: Naim Frashëri, 1980;[4]
- Balada e Kurbinit (novela) - 1987;
- Oni s'është më i vogël... (novelë për fëmijë) - 1987
- Rekuiem për një grua, 1995;
- Ulku dhe Uilli (roman) - Elbasan: Onufri, 1996; Prishtinë: Koha ditore, 1996
- Konomea (novelë) - 1999
- Pelegrinët e Samarkandës (tregime e novela) - 2002
- Një grua me të verdha në pyllin e Buddha-s (roman) - 2003
- I dashuri i saj i parë (tregime) - 2003
- Profil në dy pamje (kritikë letrare) - 2005
- Çafka, 2005
Skenarë filmi[2]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Vath Koreshi ka shkruar skenarë filmash artistikë dhe dokumentarë. Skenarët e filmave artistikë "Rrugë të bardha", "Balada e Kurbinit" dhe "Dasma e Sakos" janë skenarë të bazuar mbi një vepër letrare, që në rastin e Vath Koreshit është po vepër e tij, e shkruar më parë në një zhanrin e prozës e pastaj e përshtatur për skenar. Filmat e tjerë janë skenarë origjinalë të tij, të pambështetur në ndonjë vepër letrare, por të shkruar qëllimisht për film.[2]
Skenarë të filmave artistikë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Rrugë të bardha - 1974
- Nga mesi i errësirës - 1976
- Gjeneral gramafoni - 1978
- Agimet e stinës së madhe - 1978
- Liri a vdekje - 1979
- Nata e parë e lirisë - 1980
- Në kufi të dy legjendave - 1982
- Plaku dhe hasmi - 1982
- Besa e kuqe - 1984
- Në prag të jetës - 1986
- Botë e padukshme - 1987
- Balada e Kurbinit - 1990
- Dasma e Sakos -1998
- Porta Eva - 2000
- Syri magjik - 2005
Skenarë të filmave dokumentarë:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Lotët e Kosovës - 2000
- Të bekuarit - 2000
- Në kërkim të Hafize Leskovikut - 2000
- O Çoban - 2002
- Bir - 2002
Vlerësime[5]
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Për skenarin e filmit "Gjeneral gramafoni", konkurrent në Festivalin e 3-të të Filmit Shqiptar fiton:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimin e Republikës së Klasit II;
- Kupën e Festivalit të 3-të të Filmit (si bashkautor i filmit me regjisorin Viktor Gjika);
- Çmimin për komponentë të veçantë të filmit artistik
Për skenarin e filmit "Balada e Kurbinit", konkurrent në Festivalin e 9-të të Filmit Shqiptar fiton:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- në kategorinë "Çmimet për skenar": Çmimin e dytë.
Për skenarin e filmit "Dasma e Sakos", konkurrent në Festivalin e 11-të të Filmit Shqiptar fiton:
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- Çmimin për komponentë të veçantë të filmit artistik
| Ky artikull nga Letërsia është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ↑ Dervishi, Kastriot (2012). Kryeministrat dhe ministrat e shtetit shqiptar në 100 vjet. Tiranë: "55". fq. 161. ISBN 9789994356225.
- 1 2 3 4 Meminaj, Mariglena (2018). Vath Koreshi: prej tregimit te romani. Tiranë: Reklama. fq. 67–68. ISBN 978-9928-4403-7-2.
- ↑ "Bibliografia e shkrimtarit Vath Koreshit". bksh.al. Marrë më 26 janar 2026.
- ↑ Stafasani, Orjela (2018). "Proza e Vath Koreshit (Haxhiu i Frakullës, Ulku dhe Uilli, Një grua me të verdha në pyllin e Buddha-s)". asa.edu.al.
- ↑ Asqeri, Irini (2025). Enciklopedi e filmit shqiptar (1904-2022). Durrës: Botimet Jozef. fq. 867–868. ISBN 978-9928-940-44-5.