Josip Rela
Josip V. Rela (1895 – 1966) ishte, mësues,[1] [2] poet, prozator dhe dramaturg i shquar nga Arbneshi i Zarës, Kroaci.[3]
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Josip Rela lindi dhe u rrit ne fshatin Arbanas të Zarës në Kroaci. Në vendlindje kreu arsimin fillor dhe Shkollën normale të Zarës. fillimisht ishte mësues në ishullin Rab. Gjatë Luftës së Parë Botërore u angazhua për themelimin e shkollave shqipe në Vuthaj, Triesh, Priftën dhe Arzë (Malësi e Madhe). Më vonë ka punuar si mësues, drejtor shkolle dhe drejtor teatri në Zarë, dhe në vise tjera të Dalmacisë e Kroacisë.
Krijimtaria
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Shkroi poezi, tregime dhe vepra dramatike (komedi dhe drama). Është autor i 16 dramave në gjuhën shqipe ndër të cilat “Nita” është më e njohura dhe është luajtur shpesh nga grupet teatrore në Kosovë. Gjithashtu kjo dramë është shumë e pëlqyer nga shumë lexues. Ai merret si themelues i dramaturgjisë shqiptare në ish Jugosllavi. Në edicionin e revistës "Jeta e re", me 1952 u botua drama e tij e parë" Martesa". Kryevepra e tij, drama "Nita", pati edhe disa ribotime, në Prishtinë, në Tirane dhe, në botim dygjuhësh, arbërisht dhe kroatisht, në Zarë me 2014, si dhe u vendos në skena teatrore nga grupe amatore dhe profesioniste. [1]
Veprat
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- "Kungulli (1953),
- "Nita" (1954).
- "Lunderza e Jozhës" (1962).
- "Zani i fëmiut" (1963),
- "Vjersha" (1964)
- "Dila" (1965),
- "Dy drama" (1965),
- "Fisi i mallkuam" (1966), "
- "Tallaset e dybėjes" (1966),
- "Sot tetë ditë" (1968).
Shih edhe
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ a b Kraja, Mehmet, red. (2018). "Fjalori Enciklopedik i Kosovës". (Encyclopedic Dictionary of Kosova). Vëll. 2. Prishtinë: Akademia e Shkencave dhe e Arteve e Kosovës. fq. 1400–1401. ISBN 9789951615846. OCLC 1080379844.
- ^ Don Lush Gjergji: Arbëreshi që shpëtojë vegëzimin e traditës Arkivuar 11 qershor 2016 tek Wayback Machine Vizituar më 6.10.2016.
- ^ Vlash Prendi:Josip Rela, si e vijoi në mërgim traditën shqiptare të dramaturgjisë[lidhje e vdekur] Vizituar më 6.10.2016.