Besnik Mustafaj

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko
Besnik Mustafaj
Ministër i Jashtëm
(2005 - 2007)

Besnik Mustafaj.jpg

Emri: Besnik
Mbiemri: Mustafaj
Lindi më: 23 shtator, 1958
Vendlindja: Bajram Curr
Vdiq më: jeton
Profesioni: politikan

Besnik Mustafaj lindi më 23 shtator të vitit 1958Bajram Curr. (Tropojë), është një politikan dhe shkrimtar i njohur shqiptar.

Edukimi[redakto | redakto tekstin burimor]

Në Tiranë studioi gjuhën frënge në fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës.

Karriera[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1981 : Mesues në rrethin e Tropojës.
  • 1982 : Pedagog në Universitetin e Tiranës
  • 1983 : Gazetar në gazetën "Zëri i Popullit".
  • 1988 : Përkthyes në Institutin e Studimeve Marksiste Leniniste.
  • 1989 : Punonjës në Sektorin e Marrëdhënieve me Jashtë në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve
  • 1990 : Kryeredaktor i revistës "Bota Letrare"
  • 1991 : Përkrah Sali Berishës dhe Azem Hajdarit drejtoi kryengritjen studentore kundër regjimit komunist.
  • 1991 : Deputet në legjislaturën XII të Kuvendit të Shqipërisë.

Më 1991 i ofrohet nga Fatos Nano posti i ministrit të kulturës qe ai refuzon. Më 1992 i ofrohet posti i ministrit të punëve të jashtme që ai gjithashtu refuzon,por pranon postin e Ambasadorit të Shqipërisë në Francë (nga 1992 deri në 1997). Si ambasador ai arriti firmosjen e traktatit të miqësisë midis Francës dhe Shqipërisë, traktati i parë miqësie i Shqipërisë me një vend perendimor që nga paktet e Tiranës të viteve 1930. Ai gjithashtu qe negociatori i hyrjes së Shqipërisë në Këshillin e Evropës. Më 1997 ai jep dorëheqjen pas ardhjes në pushtet të Partisë Socialiste dhe rikthehet në Shqipëri, ku ai do të pranoj postin e drejtorit për marrëdheniet me jashtë të Partisë Demokratike.

  • 2001 : Deputet i Tiranës.
  • 2005 : Rizgjidhet deputet në të njejtën zonë elektorale në Tiranë.
  • 12 shtator 2005 emerohet minister i puneve te jashtme.

Tituj të veprave[redakto | redakto tekstin burimor]

Veprat e tij janë të botuara në shumë gjuhë si shqip, frëngjisht, anglisht, gjermanisht, italisht, greqisht etj... Ka fituar çmimin Mesdhetar për letërsi me librin e tij "Daullja prej letre" në 1998.

  • Motive të gëzuara (1978) [1]
  • Pragu i verës (1985) [1]
  • Fytyrë burri (1987) [1]
  • Bregu i lumit të kthjellët (1986) [1]
  • Vera pa kthim (1989) [1]
  • Shqipëria, midis krimeve dhe mirazheve
  • Nje sagë e vogël
  • Daullja prej letre
  • Ditari i një ambasadori në Paris
  • Boshi
  • Autoportret me teleskop - 2013

Shih edhe[redakto | redakto tekstin burimor]

Wikibooks-logo.png Wiki Libri: Letër e hapur eurodeputetes zonjës Doris Pak me kompani


Burimi i të dhënave[redakto | redakto tekstin burimor]

  1. ^ a b c d e Gjovalin Shkurtaj dhe Enver Hysa : Gjuha Shqipe për të huajt dhe shqiptarët jashtë atdheut