Diana Çuli

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Shko te: navigacion, kërko

Diana Çuli, ka lindur në Tiranë, më 13 prill 1951, Shqipëri. Ajo është një shkrimtare e njohur, gazetare dhe politikane. Është diplomuar për Filozofi, Universiteti i Tiranës, më 1973. Pas diplomimit ajo ka punuar si redaktore në gazetën Drita, dhe ne gazetën franko-shqiptare Les letteres albanaises. Në 1990 dhe ju bashkua partisë Social Demokrate të Shqipërisë.

Që nga viti 2006, ajo është përfaqësuese e Shqipërisë në Asamblenë e Këshillit të Evropës. Ajo është aktiviste e Shoqërisë Civile për të drejtat e grave, barazinë gjinore, dhe luftës kundër trafikimit të grave dhe vajzave. Diana Çuli, u emërua presidente e Federatës Shqiptare të Grave.

Publikime[redakto | redakto tekstin burimor]

  • 1980: Jehonat e jetës
  • 1983: Zeri i larget
  • 1986: Dreri i trotuareve
  • 1992: Rekuiem
  • 1993: ... dhe nata u nda në mes
  • 2000: Diell në mesnatë
  • 2006: Engjëj të armatosur
  • 2009: Gruaja na kafe[1]

Referenca[redakto | redakto tekstin burimor]