Genc Leka
Genc Leka (Bërzeshtë, 23 mars 1941 - 17 korrik, 1977) ka qenë mësues dhe poet shqiptar, i pushkatuar në kohën e regjimit komunist.
Biografia
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]U lind më 23 mars 1941 në Bërzeshtë, në rrethin e Librazhdit, i biri i Bardho Fehim Lekës dhe Nergjize Lekës. I ati qe kryellogaritar në seksionin e tregtisë në Librazhd, më 1950 u arratis në Jugosllavi. Genci shkollën fillore dhe atë shtatëvjeçare i kreu sa në fshat, sa në Librazhd. Në vitet 1957-61 ndoqi shkollën pedagogjike të Elbasanit dhe pastaj më 1960-61 e emëruan mësues në Zdrajsh, në krahinën e Çermenikës. Në vitet 1967-68 shërbeu ushtar, pranë Cërrikut[1].
Prej vitit 1959 ishte vënë në përpunim nga organet e Sigurimit. U arrestua më 31 gusht 1976, procesi i gjykimit u zhvillua në Librazhd në datat 6-13 qershor 1977. Me vendimin nr. 45 më 16 qershor 1977 dënohet me pushkatim bashkë mikun e tij Vilson Blloshmi. Pas një kërkese për falje, më 16 korrik 1977 Presidiumi i Kuvendit Popullor njoftoi refuzimin e faljes së jetës. Ditën që pasoi, Ministria e Brendshme nxorri urdhërekzekutimin që u ekzekutua po atë ditë duke i pushkatuar poetët[2].
Referime
[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]- ^ Bishqemi, Astrit (15 korrik 2013). "Genc Leka, shoku i fëmijërisë (kujtime)". Gazeta 55. Marrë më 21 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)[lidhje e vdekur] - ^ Dervishi, Kastriot (14 korrik 2017). "40 vjet nga ekzekutimi i poetëve Genc Leka e Vilson Blloshmi. Si u kurdis gjyqi ndaj tyre". Panorama. Marrë më 21 shkurt 2018.
{{cite web}}
: Mungon ose është bosh parametri|language=
(Ndihmë!)