San Diego
San Diego San Diego | |||
---|---|---|---|
Pamje nga San Diego. | |||
| |||
Koordinatat: 32°42′54″V 117°09′45″P / 32.71500°V 117.16250°P | |||
Shteti | ![]() | ||
Shteti federal | Kaliforni | ||
Qarku | San Diego | ||
Kryetari i Bashkisë | Todd Gloria (i përkohshëm) | ||
Sipërfaqja | 964,51 km2 | ||
Lartësia | 0 deri 486 m (m.n.d.) | ||
Popullsia | (2012) 1.322.553 banorë | ||
Dendësia | 1570 banorë/km2 | ||
Themelimi | 16 korrik 1769 | ||
Zona Kohore | UTC-8 | ||
Verore | UTC-7 | ||
Prefiksi | 619, 858 | ||
Koordinatat | 32° 42′ 54″ Veri 117° 09′ 45″ Perëndim | ||
Faqja Zyrtare www.sandiego.gov |
San Diego është një qytet i madh në Kaliforni të Shteteve të Bashkuara. Ai ndodhet në bregun e Oqeanit Paqësor në jug të Kalifornisë, rreth 190km në jug të Los Angeles dhe pranë kufirit me Meksikën. San Diego është qyteti i tetë më i madh në Shtetet e Bashkuara dhe i dyti më i madh në Kaliforni dhe është një nga qytetet me rritjen më të shpejtë të popullsisë. San Diego është vendlindja e Kalifornisë dhe është i njohur për klimën e tij të butë gjatë gjithë vitit, portet e tij natyrorë të thellë, plazhet e gjera, lidhjen e tij të gjatë me Marinën Ushtarake amerikane, dhe si qendër e zhvillimit të bioteknologjisë dhe kujdesit shëndetësor.
San Diego është qendra e qarkut me të njëjtin emër.
Lidhje të jashtme[Redakto | Redakto nëpërmjet kodit]

![]() |
Ky artikull nga Shtetet e Bashkuara është një faqe cung. Mund të ndihmoni Wikipedian duke e përmirësuar. |
|