Jump to content

Pjetër Arbnori

Nga Wikipedia, enciklopedia e lirë
Pjetër Arbnori
Deputet i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
19912001
Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë
Në detyrë
6 prill 1992 – 24 korrik 1997
Paraprirë ngaKastriot Islami
Pasuar ngaSkënder Gjinushi
Të dhëna vetjake
U lind më18 janar 1935
Durrës
Vdiq më8 korrik 2006
Napoli, Itali
NënshtetësiaShqiptar
Partia politikePD
Punësimipolitikan, shkrimtar

Pjetër Arbnori (Durrës, 18 janar 1935 - Napoli, 8 korrik 2006) ka qenë i përndjekur politik në kohën e regjimit komunist, shkrimtar, deputet dhe Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë.[1] Ai është quajtur "Mandela i Ballkanit", për shkak të kohës së gjatë të kaluar në burgjet e diktaturës komuniste per 28 vjet.

U lind më 18 janar 1935 në Durrës, në gjirin e një familjeje shkodrane me prejardhjen nga lokaliteti buzëliqenor i Shirokës,[2] i biri i Filip Tomës dhe Gjystinës.[3] I ati oficer xhandarmërie, mori pjesë në qëndresën kundër pushtimit italian më 7 prill në Durrës, drejtuar nga Abaz Kupi. Më 1940 familja qe vendosur në Ersekë dhe i ati shërbente në luftën italo-greke, Pjetri ndoqi në Mësonjëtoren e Korçës klasën e parë fillore. Dimrin e 1940 familja pa të atin, që shërbente në luftë, u kthye në Shkodër, ku blenë një shtëpi në Shirokë dhe Pjetri vijoi mësimet në shkollën lokale.

Më 1942 Filipi u vra në përpjekje me pritën e çetës së Teki Kolanecit, Petrit Dumes dhe Nevzat Haznedarit.[2]

Pjetri klasën e tretë të fillores e ndoqi në Kolegjin Saverian dhe më pas shkollën e mesme e kreu në gjimnazin "29 Nanduer", shkolla në të cilat figuronte i regjistruar Pjetër Filipi.[4] Në vitet 1949-50 u organizua me shokë e bashkëmoshatarë në grupe trevetëshe që shtypnin dhe shpërndanin trakte, grumbullonin dhe transportonin traktet e Komitetit "Shqipëria e Lirë" që hidheshin nga avionët. Me të kryer maturën për violinë, duke pasë qenë në orkestrën e filarmonisë së Shkodrës, mësuesi i tij Prenk Jakova bëri të mundur që të shkonte mësues si fillim në shkollat e qytetit. Pasi u pushua nga puna, iu gjet një vend në një shkollë tetëvjeçare në Dukagjin. Më pas shkoi ushtar dhe nisi punën në bujqësi në fermën Xhafzotaj, më pas në SMT Shijak.[5] Më 1957 iu dha leje që të vazhdonte me korrespondencë Universitetin Shtetëror të Tiranës. Me vendim të Komitetit të Partisë në Durrës u caktua mësues letërsie në Shkollën e Mesme Bujqësore në Golem, nën emrin Pjetër Toma.[4]

Më 1962 u arrestua i akuzuar se kish dashur të formonte një parti social-demokrate, gjë për të cilën u dënua me 25 vjet burgim.[3] Pas tetëmbëdhjetë viteve burgim e ridënuan me 10 vite të tjera burgim.[5]

Në kushtet më të vështira në burg ai shkroi një pjesë të madhe të veprës së tij letrare. Në kohën që periudha e dënimit të tij po përfundonte, atë e dënuan përsëri me dhjetë vjet burg. Në gusht të vitit 1989 Pjetër Arbnori u lirua nga burgu. Arbnori kaloi 28 vjet në burgun e Burrelit. Ai u arrestua në moshën 26 vjeçare dhe u lirua kur ishte 54 vjeç.

Në janar të 1990 ai mori pjesë në Shkodër në demostratën kundër pushtetit komunist që rrëzoi bustin e Stalinit. Po në të njëjtin vit ai ishte bashkthemelues i degës së Partisë Demokratike në Shkodër. Prej vitit 1991 deri më 2001 ishte deputet në Kuvendin e Shqipërisë, dhe prej vitit 1992 deri më vitin 1997 ishte Kryetar i Kuvendit.

Me ndihmën e tij u bë e mundur atdhesimi i eshtrave të shkrimtarit çam Bilal Xhaferri.[6]

Në vitin 1997, Partia Demokratike tij humbi zgjedhjet ndaj Partisë Socialiste të Shqipërisë të kryesuar nga Fatos Nano, pas trazirave të shkaktuara nga rënia e skemave e piramidale, që kishte shkaktuar shkatërrimin financiar të mijëra vetëve. Për Pjetër Arbnorin shpejt u bë e qartë se, ekzistonte rreziku që censura që ishte e zakonshme nën regjimin e vjetër të mund të rivendosej. Kështu, kur stacioni televiziv shtetëror nuk pranonte të transmetonte deklaratat dhe nismat e partisë opozitare, ai hyri në grevë urie. Fama e "Mandelës së Ballkanit" tërhoqi vëmendjen e shumë qeverive të botës perëndimore, mbështetja e të cilëve e detyroi koalicionin e shumicës së majtë në Parlament për të rishikuar qëndrimin e saj dhe të miratojë një garanci formale të pavarësisë së shtypit nga ndërhyrja e shtetit. Ndryshimi në ligj u njoh si "Amendamenti Arbnori".

Pjetër Arbnori vdiq në Napoli, Itali ku kishte shkuar pas një hemorragjie celebrale. Ai ishte i martuar dhe la dy fëmijë. Partia Demikoratike, që kishte ardhur në pushtet në këtë kohë, e nderoi atë duke zhvilluar një ceremoni zyrtare shtetërore.

  • “Kur dynden vikingët”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1992
  • “Mugujt e mesjetës”, roman, 1993
  • “Bukuroshja me hijen”, novelë, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1994
  • “E bardha dhe e zeza”, roman, 1995
  • “E panjohura”, Vdekja e “Gebelsit” novela, 1996
  • “Shtëpia e mbetur përgjysmë”, roman, 1997, për të cilin Pjetër Arbnorit iu shtuan dhjetë vjet burg.
  • “Vorbulla”, roman, Shtëpia Botuese “Bilal Xhaferri”,1997
  • “Letër nga burgu”
  • “Nga jeta në burgjet komuniste” (studime historike 1992)
  • “Brajtoni, një vetëtimë e largët”, roman, 2000
  • “Lufta për të mbetur njeri”, intervista, 1990-2000
  • “Historia e Anglisë”, Andre Morua, përkthim, 1996
  • Mësues i Popullit
  • Pishtar i Demokracisë
  • Oficer i Madh i Urdhrit të Plejadës
  • Urdhri "Nënë Tereza"
  • Gjergj Kastrioti Skënderbeu
  • Who is Who
  • Urdhri "Nderi i Kombit", dekorohet (pas vdekjes) më 28.10.2011 nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me motivacionin: “Personalitetit të shquar të Shkodrës dhe të gjithë Shqipërisë, simbolit të sakrificave mbinjerëzore nën persekutimin komunist, politikanit paqësor dhe shkrimtarit të talentuar, intelektualit vizionar e qytetarit fisnik, që gjithë jetën dhe veprimtarinë e tij ia kushtoi idealeve të mëdha të demokracisë, shtetit të së drejtës dhe të përparimit kombëtar”.[7][8]
  • Deputet në pesë legjislatura
  • Kryetari Kuvendi: 1992-1997
  • Sekretar i Komisionit parlamentar për të Drejtat e Njeriut
  • Sekretar i PD-së për Marrëdhëniet me Publikun.
  • Anëtar i kryesisë së Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve
  • Anëtar i Komisionit parlamentar për Punët e Jashtme
  • Kryetari Forumit: “Të drejtat e njeriut kundër dhunës policore”

Wiki Libri: Kushkuj - Pjetër Arbnori


  1. ^ "Leaders of Albania". terra.es (në anglisht). Arkivuar nga origjinali më 27 dhjetor 2012. Marrë më 6 mars 2022.{{cite web}}: Mirëmbajtja CS1: BOT: Gjendja e adresës origjinale është e panjohur (lidhja)
  2. ^ a b "Bisedë me Pjetër Arbnorin". illyriapress.com (në anglisht). Intervistuar nga Pjetër Jakun. 2004. Arkivuar nga origjinali më 2 nëntor 2019. Marrë më 27 maj 2018.
  3. ^ a b Kaloçi, Dashnor (19 mars 2004). Ja akuzat që më ridënuan në burgun e Burrelit: [dokumentat arkivore të hetuesisë: letrat e Pjetër Arbnorit dërguar Mehmet Shehut dhe Ramiz Alisë]. Gazeta shqiptare. - Nr. 2743. fq. 12–13. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  4. ^ a b Lala, Klodiana (2014). "Fyeu Arbnorin, gjykata dëmshpërblen bashkëshorten". balkanweb.com. Gazeta Shqiptare. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  5. ^ a b "Intervistë / Rrëfimi i Pjetër Arbnorit për gazetën Tema: si më burgosën për krijimin e Partisë Socialdemokrate". gazetatema.net. Tema. 18 janar 2016. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  6. ^ Jakova, Sokol (9 maj 2012). "Peace cannot be brought by anyone". alwaa.wordpress.com (në anglisht).
  7. ^ http://www.president.al/shqip/info.asp?id=6948[lidhje e vdekur]
  8. ^ "Kopje e arkivuar". Arkivuar nga origjinali më 29 tetor 2011. Marrë më 28 tetor 2011. {{cite web}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)Mirëmbajtja CS1: Archived copy si titull (lidhja)
  • Hysa, Shefki (2008). Diplomacia e vetëmohimit: zhvillime të çështjes çame: publicistkë. Tiranë: Kristalina-KH. ISBN 978-99956-650-3-6. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)
  • Musta, Agim; Memisha, Enver (2006). Antologji e plagëve nën terrorin komunist. Tiranë: Geer. ISBN 99943-38-12-9. {{cite book}}: Mungon ose është bosh parametri |language= (Ndihmë!)